Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dënoi deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump për dërgimin e trupave ushtarake kundër protestuesve.
“Në vend që t’i hedhim benzinë zjarrit, ne duhet të kërkojmë pajtimin. Duhet të përpiqemi të jemi së bashku kundër ekstremistëve radikalë”, tha Maas për gazetën gjermane ”Der Spiegel”.
”Kërcënimi për dhunë do të çonte vetëm në më shumë dhunë. Njerëzit që e konsiderojnë veten demokratë nuk duhet kurrë të hakmerren, madje as me fjalë”, theksoi ai.
Pas vrasjes së një afro-amerikani nga policia, Trump tha se do të përdorte ushtrinë kundër protestuesve.
Maas nuk kritikoi drejtpërdrejt reagimin e qeverisë amerikane ndaj protestave, por theksoi se ”çdo veprim i dhunshëm duhet të hetohet”.