FOTOT/ Golf dhe aventurë: Të luash mes luanëve, leopardëve dhe elefantëve

3 Qershor 2020, 16:18Lifestyle TEMA

Për të kombinuar golfin dhe aventurën – kur mund të rifillojnë udhëtimet – shënoni këtë vend: Klubin e Golfit Skukuza.

Adresa është mjaft e thjeshtë: Parku Kombëtar Kruger, Afrika e Jugut.

Fusha ndodhet brenda parkut të famshëm natyror, një parajsë e paprekur,  ku nuk ka gardhe për të mbajtur larg kafshët.

Në këtë mënyrë të luajturit bëhet një aventurë deri në atë pikë sa që para fillimit, kërkohet nënshkrimi i një dokumenti që çliron klubin nga çdo përgjegjësi nga përballja me luanë, hiena, elefantë dhe hipopotam.

Askush nuk përgjigjet as për topat e vjedhura nga leshterikët dhe babuinët. Dhe askush nuk të kërkon llogari për topat që përfundojnë  jashtë kufijve ose në pellgjet me ujë.

Kopshtari, 29-vjeçari Jean Roussow , i lindur dhe rritur në Parkun Kombëtar Kruger, zbulon sesi funksionon ky park. “Unë shkoj rreth parkut gjatë ditës për të kontrolluar sigurinë e lojtarëve.

Kafshët mbahen gjithmonë në distancë: ne kurrë nuk kemi pasur aksidente të rënda me luanët, leopardët ose elefantët. Sidoqoftë, ne paralajmërojmë çdo lojtar për rreziqet që i kanosen. Por është pikërisht kjo adrenalinë që shumica e lojtarëve tanë u pëlqen të luajnë këtu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje