Protestat, qyteti amerikan zgjedh për herë të parë një kryebashkiake me ngjyrë

3 Qershor 2020, 09:08Bota TEMA

Qyteti i Ferguson në Missouri të SHBA-së ka zgjedhur për herë të parë si kryebashkiake një grua me ngjyrë. Ella Jones është bërë njëkohësisht gruaja e parë kryebashkiake në historinë e Ferguson dhe drejtuesja e parë me ngjyrë.

Fitorja e Jones me 54% të votave vjen në një kohë kur e gjithë SHBA është përfshirë nga protesta të dhunshme pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Por vetë Ferguson ka një histori jo të qetë sa i përket protestave për mbrojtjen e të drejtave për njerëzit me ngjyrë.

Gjashtë vite më parë një polic i bardh vrau adoleshentin Michael Broën, i cili ishte i paarmatosur.

Ngjarja shkaktoi protesta në të gjithë qytetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje