Rudina Hajdari zbulon çfarë u dakordësua në Rezidencën amerikane: PD hoqi dorë nga kushti madhor për zgjedhjet

3 Qershor 2020, 08:15Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari ka zbuluar mbrëmjen e sotme se për çfarë është rënë dakord gjatë bisedimeve në rezidencën amerikane, pas diskutimeve që zgjatën mbi 4 orë, dhe çfarë kanë lëshuar palët.

Në emisionin Opinion, Rudina Hajdari u shpreh se në tryezën e bisedimeve nuk është më kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore 100 ditë para zgjedhje. Ndërkohë, ajo zbuloi se PS ka pranuar kërkesën e PD për implementimin e identifikimit biometrik në gjithë vendin.

“Identifikimi biometrik do të bëhet në të gjithë vendin. Po, kanë rënë dakord. Ka patur dakordësi, ka patur zhvillime, palët kanë lëvizur. Administrata zgjedhore është një vçështje e rëndësishme dhe palët nuk kanë lëvizur”, tha deputetja Rudina Hajdari.

1 komente në “Rudina Hajdari zbulon çfarë u dakordësua në Rezidencën amerikane: PD hoqi dorë nga kushti madhor për zgjedhjet”

  1. Bukuroshja e Fjetur says:

    Lali shiko të luash fortë ti me ekzistencën në politik.
    Si dhe mos mbyll ndonjë marrëveshje që të të shpëtoj mami nga vetingu.
    Që të mbroni pasurinë dhe lekët dhe supermarketet që keni..
    Pa te gjithë e dinë që ti je figurante aty ku je..
    S’ke lidhje as me politikën e as me Amerikën. (Amerika ato si ty i hedh në kosh të plehrave)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje