31 maji iku bashkë me premtimin që kryedemokrati Lulzim Basha bëri në krah të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dy ditë më pas opozita duket e ndarë për kushtin e propozuar në tryezën e Këshillit Këshillit politik për Reformën Zgjedhore: Qeverinë kujdestare.
“Qeveria kujdestare nuk është një kapriço apo një tekë e opozitës, por është një domosdoshmëri për të adresuar problemet e rënda të zgjedhjeve.
Problemet e rënda të zgjedhjeve sot kanë të bëjnë me bërjen njësh të mazhorancës në pushtet me shtetin dhe menaxhimin e të gjitha resurseve në funksion të arritjes së një rezultati zgjedhor, duke hyrë thellësisht në zgjedhje, për të cilat ka patur edhe shqetësime në raportin e OSBE/ODIHR”, shprehet Ivi Kaso, ekspert ligjor në PD.
Kjo pikë që për Partinë Demokratike do të ishte domosdoshmëri për të garantuar zgjedhje të lira, për Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk është prioritet.
“Propozimi për qeveri kujdestare nuk është bërë posaçërisht për këto palë zgjedhje që do vijnë, por për tu vendosur si normë për sa kohë palët nuk kanë besim te njëra tjetra. Pra është një periudhë tranzitore.
Përsa kohë ne do të arrijnë një standard për menaxhimin e procesit parazgjedhor dhe zgjedhor.
Kjo arrihet nga një qeveri që nuk është e interesuar për vota dhe nuk ka interesa në lidhje me subjektin që do të fitojë zgjedhjet.
Ne jemi në tryezën e negociatave, në tavolinën e negociatave nuk mund të vësh vija të kuqe. Nuk ka çështje tabu të cilat nuk mund të diskutohen.” thotë nga ana tjetër eksperti ligjor në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Muharrem Çakaj.
Po a do të negociojë opozita pikat në tryezë për të patur marrëveshjen e kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët?
Për ekspertët ligjorë të dy partive më të mëdha opozitare, bisedimet duhet të vazhdojnë që dakordësia të arrihet. Ata janë në një mendje sa i përket dyshimit se mazhorancës i mungon vullneti për të shkuar drejt marrëveshjes.
Damian Gjiknurit, Ivi Kaso i hedh dorashkën e sfidës për të renditur se cilat janë kushtet e reja që ka sjellë Partia Demokratike në tryezën e bisedimeve.
“Sfidoj zotin Gjiknuri apo çdo përfaqësues tjetër të mazhorancës në Këshillin Politik që të artikulojë kushtet e reja që ka paraqitur opozita. Opozita nuk ka vendosur asnjë kusht apo kërkesë të re shtesë. Platformat e fundit janë propozuar para 9 marsit, kur edhe puna u ndërpre për shkak të Covid-19.
Zoti Gjiknuri duhet të reflektojë më shumë mbi qëndrimet e veta dhe të artikulojë publikisht tek e fundit këto kushte të reja që paska shtuar opozita” përfundon Kaso.
Ndonëse kanë pranuar se është presioni i ndërkombëtarëve ai që i ka shtyrë drejt bisedimeve për pikat e propozuara për reformën zgjedhore, zgjidhjen e shohin te palët. Mbetet pikëpyetje nëse firmëtarët e fundit do të jenë ekspertët në tryezë apo dy kryetarët e partive më të mëdha në vend.(Shqiptarja.com)
Ik o Lul q.u
Une s’e kuptoj “qeverine kujdestare” qe kerkojne ket! Nga do ti marrim ata njerez qe do bejne njeverine kujdestare, nga jashte, se brenda te gjithe jane te ndare dhe jo majtas e djathtas, por jane te ndare ca me ata qe mbollen krimin, korrupsionin, shkaterruan Shqiperine qe u punua sadopak per 50 vjet qe vrane e prene sa deshen dhe s’u ka hyre gje ne bythe dhe ca nga ata qe kane pare punen e tyre po nuk i lane te paret rehat. Te paret jane Sali Berisha me gjithe blasfemin e tij dhe te dytet jane qytetaret qe e kane pesuar. Tani nga do merren njkerezit e qeverise kujdestare? Edi Rama i dhe 6 ministri PD-se ne 1917-en i dhe kryetarin e KQZ qe eshte dhe sot i kundraligjshem, i dha Avokaten te ashtuquajtur te popullit q eshte dhe sot e po ben avokatine e djallit dhe ja ku eshte: pa deputete, pa bashki e komuna, pa dinjitet e moral, vazhdon te shkaterroje gjithandej dhe vetem nje gje nuk ka pesuar; ose te vdisnin nga coronavirusi ose te ishin ne burg nga drejtesia. Prandaj asnje leshim, asnje konsensus, konsensusin mbajeni me popullin qe u voton: KJO ESHTE DEMOKRACIA DHE JO BARBARIA; PO DUAN. PO TE MOS DUAN LE TE IKIJN EMIGRANTE SI PUNA IME KETU E 28 VJET DHE E VESHTROJ ME DYLBI TOKEN QE ME LINDI; Te babezitur deri ne palce. Jane kthyer ne kerma shpirterore e fizike.
E t’shkretët n’hallë janë, besojini o njerëz se kan hallin e Burrelit.
Ky,kjo e shumë të tjerë si allende e salbidoni se kanë marrë Shqiptarët për budallenjë.
S’kan ku fshihen se populli e ka kuptu dredhin e ktyre si ai mbrojtsi i kushtetutës në gjunjë, pa brek.
E ç’na gjeti mo burrë, kërkojmë qeveri teknike thot lylmona ?.
Ky qe sot kerkon qeveri kujdestare , parapak vitesh theksonte se , sovrani me ka mandatuar mua te organizoj zgjedhjet , ndersa sot kerkon te kunderten , Mesa duket paska mandat te perhershem per te oganizuar zgjedhje , se ka dhe pervoje ne kete fushe, sidomos ato te majit 1996 , dhe 2011 per bash kine e Tiranes, apo ato teRruzhdijes .
PASTAJ KUR TE HUMBIN PRAP.DO THOJN U VODHEN DHE NUK DO MARIN PJESE NE KUVEND…NUK U GJENDET KOKA HAJDUTERVE….NUK DO LEN GUR PA LEVIZIUR…
Sot e marr vesh, qe qeveria tranzitore sic ishte ajo e vitit 2017, e perbere nga ministri I drejtesise gazmend bardhi, ministerja e aresimit karabina, ministri i bredeshem dhe gjithe ministrat e tjere ,sot dikush ne kryesine e pd-es e dikush ne postet me te larta te kesaj partie; nuk qenkerkan te interesuar per subjektin se kush duhet te fitoje zgjedhjet, por vetem per mbarevajtjen e tyre . Dhe kjo e thene nga vet ivi ka so, kryehajduti dhe krimineli i serverave te kryeministrise ne 21 janarin e mbrapshte. Kjo eshte per te vene duart ne koke dhe do te thote , qe ti varesh ujkut melcite ne qafe per ti ruajtur. Ju kujtohet o njerez se cilet jane keta qe vejne kushte per zgjedhje?. Jane monsterat, qe vodhen sa deshen e tjetersuan vullnetin e popullit ne zgjedhjet e vitit 2009 dhe nuk pranonin as hapjen e kutive qofte edhe per nje zone te vetme, duke ditur se ckishin bere e per te mos ju dale hajdutlleku. Te depolitizohet administrata zgjedhore, te garantohet votimi i lire dhe asnje kusht tjeter te mos u pranohet hejduteve te rruges.