Duke folur për Reformën Zgjedhore, gazetari Mentor Nazarko tha se palët politike janë duke zhvilluar debat të egër për të.
Më tej, Nazarko vlerësoi se si pasojë e sistemit politik, Shqipëria është dhe vazhdon të mbetet në vend, duke mos pësuar ndryshime e zhvillime.
“Listat e mbyllura është fenomen negativ i palëve. Shqipëria mungon nga mungesa e garës, por ka status quo. Status quo doo të thotë që nuk ka ecje, por ngecje në vend. Sistemi danez do të ishte një përparim. Mungon gara edhe në politikë, por edhe në ekonomi. Unë mendoj se të dyja palët janë nën kërcënimin e SHBA kryesisht, që të bëjnë përpara në këtë reformë. Do dopja që maxhoranca të japë për opozitën të gjitha kushtet që parashikon ODIHR. Besoj se do të gjendet marrëveshja. Vetëm presidenti është palë që mund të kundërshtojë maxhorancën, sepse opozitë në parlament nuk ka”, përmbylli Nazarko.
Debat te egër?
Po ça thua kështu o Mentor…
Debat të egër??!
E gjitha është lojë..
Bëjnë sikur debatojnë që të garantojnë paprekshmerinë e kryetarëve si dhe konsoliduar listat e tyre ne funksion të çimentimit te pushtetit brenda klaneve të tyre…
E gjitha lojë e shëmtuar në kurriz të Shqiptarëve
Eshte e vertete qe me shume se gjysma e votuesve te mundshem nuk Jane me kete qeveri.Por kjo sdo te thote,qe ata Jane me opoziten,sepse pjesa derrmuese nuk kane besim tek asnje force politiken,ndaj nuk shkojne te votojne.