Ngrirja e konsensusit: Ambasadorët rinisin negociatat, sot takohen me Këshillin Politik

2 Qershor 2020, 14:05Politika TEMA

Kriza politike e shoqëruar me dështimin e partive për arritjen e një kompromisi politik për reformën zgjedhore ka rivënë në lëvizje ndërkombëtarëve.

Një ditë pas takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe po zhvillojnë një takim me anëtarët e Këshillit Politik në tentativë për të gjetur një zgjidhje.

Opozita ka kërkuar mbledhje të Këshillit në orën 17:00. Dështimi i afatit për ndryshimet në kodin zgjedhor ka lënë shije të hidhur te diplomatët e angazhuar për gjetjen e konsensusit mes PS dhe PD.

Ambasadorja amerikane ka kërkuar prej palëve që të mos shtojnë kushte të reja në tryeze, ndërsa britanikët kanë sjellë në vëmendje rënien e gongut.

Deri më tani bëhet e ditur se PS është e gatshme për të pranuar identifikimin biometrik në 5400 qendrat e votimit, por nuk jep konsesusin për administratën zgjedhore.

Ndërsa partitë politike do të kenë përfaqësues, por jo në rol vendimmarrës, por vetëm vëzhgues. Socialistët nuk kanë pranuar që Gjykata Kushtetuese të jetë institucioni që shqyrton ankimimet e subjekteve zgjedhore.

Një tjetër çështje e hedhur në tryezë është kryekomisioneri, për të cilin opozita e bashkuar kërkon që të propozohet nga demokratët dhe të votohet në Parlament nga mazhoranca me shumicë të cilësuar.

2 komente në “Ngrirja e konsensusit: Ambasadorët rinisin negociatat, sot takohen me Këshillin Politik”

  1. Kim été says:

    Të nisin burgimet te ata që s’kuptojn politikën.Thon që ka 200 000 vetë që vuajn për bukën e gojës dhe disa që peshojn parat.

  2. Leonard Sota Ingolstadt Bayern says:

    Te me falni , ndoshta dal pak nga tema e ceshtjes ne fjale ama nje gje nuk harije te kuptoje , dhe jam i sigurt qe dikush mund te ma zgjidh habine , mire Be-ja , mire USA , po Britaniken cdreq zor terheqin ????? Mbahen si te rendesishem akoma ?? Ata as ne EU nuk jane iken naten , dhe me kryesorja iken sepse nuk deshin te derdhnin ne arkat e EU shumen per te cilen u takonte , dhe gjithmone qe kur u krijua Eu -ja kishin pretendimin dhe grindeshin gjithmone se me teper japim se sa marim , dhe kjo nuk na intereson te jemi me pjesetare te EU, dhe se gjasme ato dmth parate e anglezeve shkonin neper kombe te vogla dhe te pallogaritshme , sipas llogjikes se grindaveceve angleze , nuk e kuptoj ambasada angleze ku e ka qellimin ??? Kush i ftoi ?? dhe perse duhet te kene fjale ???Nuk do te me vinte cudi nese ne vend te tyre do te ishte Gjermania ,ose Franca te benin verejtje , te nderhynin , te kritikonin , sepse Gjermania eshte lokomotiva e Europes , shpenzon shuma te medha per Europen dhe nje pjese e tyre sigurisht qe vine dhe ne atdheun tone , dhe kjo do qe shume e volitshme , po britaniket ?? Britaniket ku e kane hallin ?? Nese nuk e dini mesojeni ata , britaniket nuk dhane asnje euro ose lira , per ndertimin e Shqiperise nga termeti dhe tani duhet patjeter te kene fjale ne vendime te mara nga pjesetaret ne politiken shqiptare ?? Eh zoti i madh ne qiell ……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje