Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishin sot të pranishëm në inaugurimin e spitalit COVID 3.
Gjatë inagurimit Rama u shpreh se vendi është i përgatitur edhe për përballimin e një vale të dytë të virusit vdekjeprurës, nëse do të ndodhë, por u bëri apel qytetarëve për kujdes.
Gjithashtu Rama tha se me përballiin me sukses të situatës mjekët morën hak, pas vitesh akuza e përbaltje.
“Insistuam në ndjekjen me rigorozitet të planit që kishim bërë, duke dëgjuar komitetin e ekspertëve dhe përderisa nuk u përsëritën shfaqjet e rënda dhe të fora emocionalisht që u paraqitën në vend e tjera, do të marrin terren shqetësimet për ekonominë.
U bë e lehtë se bëmë këto, ndryshe do kishim situatë tjetër. Uroj që vala e dytë të jetë një nga parashikimet e gabuar a që janë bërë në këtë periudhë. Janë vende edhe me sistem më të fuqishëm se ne që nuk e kuptuan nga erdhi si erdhi. Rreziku është i madh, unë uroj mos të ketë valë tjetër.
Nëse njerëzit nuk do të jenë vetë ata të ndërgjegjshëm që nuk duhet të sillen si normalisht, mund të ndodhi që numrat jo vetëm të rriten por të shoqërohen edhe me ato që nuk e patëm herën e parë. Ky spital është përgjigjja e duhur për të qenë gati në mënyrë që kur të vijë prapë, po ne do të përgjigjemi. Unë shoh se ça bëjnë të tjerët.
Ne kemi një kufi komplet fluid me Malin e Zi e Kosovën dhe të tjerët nuk janë hapur akoma dhe sherri ka filluar në BER për Italinë e Spanjën, t’i lemë mos t’i lemë. Për turizmin nuk di njeri, kam folur dhe nuk të thotë njeri, kështu që ne e hapëm, është i domosdoshëm për ekonomin e psikologjinë, por edhe shuëm i rrezikshëm.
Mund të ndodhë që gjërat të përkeqësohen papritur, mund të ndodhi vala tjetër, por ne do të jemi gati. Ju mjekët keni marrë hak për grushtet e baltat, se ishit bërë si me sulmet politike, jo marrin lekë, jo na lenë të vdesim, dhe ju me këtë keni marrë hak, kjo është gjëja më e bukur”, tha Rama. (TemA)
Urime per spitalin. Edhe nqs nuk do kete vale tjeter te korones, ndertimi i spitaleve asnjehere nuk asht i tepert.
Nuk e morem vesh sa shtreter ka ky spital !!
Ndersa per mjeket : Qe mjeket kane marre para dhe ja kane nxi jeten ketij populli, kjo asht absolutisht e vertete. Kjo nuk ha diskutim.
A kishin faj mjeket per kete sjellje, kjo asht teme tjeter. Nuk ishin vetem mjeket ne korrupsjon, por ishte e gjithe Shqiperia, e cila asht edhe sot, por jo ne nivelin e dikurshem.
Per sa i perket pandemise, mjeket dhe i gjithe stafi mjeksor kane treguar heroizem te vertete. Nga doktoret deri tek pastrueset.
Bravo i qofte.
Rroftë sebepi..
Se i bëri ca shumë lekë kjo luleshtrydhja me PPP e VKM duke përfituar nga situata…
Se nga e gjeti ky Rilindsi këtë artisten..?