Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pasi Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore është thelbësore.
Në një shënim në rrjetet sociale Basha shprehet se opozita është e angazhuar plotësisht që Reforma Zgjedhore të miratohet në mënyrë konsensuale.
“Faleminderit Komisionerit Oliver Varhelyi për përkushtimin për konsensus të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri:
Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbyllur reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor.
Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin europian të Shqipërisë.”- u shpreh Basha. (TemA)
PPSL
Kjo është lojë që me marrëveshje po i bëni atij populli..
Ju jeni të gjithë pjesë e saj pasi doni të freskët mbeteni protagonist…
Kazani po zien (Jo i Ramës).