Me kokën ulur dhe me maskë, del para gjykatës roja i shkollës që përdhunoi të miturën

2 Qershor 2020, 13:35Politika TEMA

Me kokën ulur dhe me maskë kundër Covid-19, 65-vjeçari Abaz Doku, i akuzuar për përdhunimin dhe shtantazhimin e 15-vjeçares, u paraqit sot në gjykatën penale të Tiranës.

Përkrah tij ishte i ulur i akuzuari tjetër, K. Poçi 20 vjeç.

Ndërkohë dy të akuzuarit e tjerë, R.O dhe F.B, të dy 15 vjeçarë nuk u nxorën fare para trupës gjykuese për shkak të moshës së tyre minorene.

Gjykata e Tiranës do të vlerësojë masën e sigurisë për ta. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg.

Skandali i përdhunimit të 15-vjeçares në zonën e Babrrusë në Tiranë nga 65-vjeçari dhe 3 adoleshentët merr përmasa më të mëdha, pasi e mitura dyshohet se është dhunuar për 4 vite me radhë, që në klasën e 5-të.

Të dhënat tronditëse u bënë të ditura nga babai i vajzës, E.Thanasi, i cili shprehet se abuzimin prej 4 vitesh e ka mësuar rreth 6 muaj më parë nga të njohurit e lagjes.

Babai shprehet se ka kërkuar ndihmën e drejtorit të shkollës, dhe të institucioneve, deri sa është detyruar të kryejë denoncimin në polici.

Ngjarja bëhet akoma më e rëndë ku 3 adoleshentët ishin shokë të vëllait të vajzës.

I ati i vajzës kërkoi që shteti të japë vendim të drejtë ndaj 4 të arrestuarve, pasi në rast të kundërt do të bëjë vetëgjyqësi.

6 komente në “Me kokën ulur dhe me maskë, del para gjykatës roja i shkollës që përdhunoi të miturën”

  1. xx says:

    po ju dhimset kjo fundrine,ky kriminel?

  2. Çeçenia qenëria says:

    Besa e te pabeseve. Maloqeria qeneria. Shisha nonen teme!

  3. Epiriii says:

    Ti do Kastruar dhe me pas PERDHUNUAR more Qen, ti edhe ai i semuri tjeter 20 vjeçar. KESHTU ME HU NE SUME TE KUPTONI CKENI BERE.

    1. Arjan says:

      Shume dakort!
      Ti nxjerrin te sheshi skenderbej te dy, t’jua shkerdhejme robt sa tju dali nga syte, dhe pastaj ne pidh te semes plumbin ballit moterqirave.
      Ata dy minorenet e tjere duhen kastruar pa anestezi.

  4. Llastik edepsez says:

    Robq!ret.

  5. Zylo says:

    Po koken pse e ka ulur?A thua valle i vjen turp rende nga njerzit?Nuk I erdhi turp kur tregonte videon.Kjo eshte tallje me viktimen.Kalbeni brenda te mos shohe drite dielli.Ose denim maksimal per kete plehre ose vetgjygjesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje