Astrit Patozi: “Sulltani” dhe kandidati për “sulltan” janë problemi i krizës në Shqipëri

2 Qershor 2020, 14:58Politika TEMA

“Interesi i tyre i përbashkët na ka çuar në këtë pikë dhe në këtë shëmti. Ky është akti i fundit i një tragji-komedie, i cili do të mbyllet, por nuk do të jetë zgjidhje dhe unë jam i sigurt për këtë. Mendoj se një reformë zgjedhore sa për të kaluar radhën nuk e ndihmon qytetarin shqiptar. Unë kam përshtypjen që do të arrihet një dakordësi, por do të jetë një dakordësi minore”.

Kështu u shpreh në A2 koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, i cili theksoi se Edi Rama dhe Lulzim Basha janë problemi i krizës në Shqipëri.

“Dy personazhet kryesorë janë vetë problemi i krizës. Vetëm nëpërmjet ambasadorëve ne mund të presim një rezultat, pasi ndryshe as që bëhet fjalë dhe ky është një turp për Shqipërinë. Kjo është një nevojë e popullit shqiptar dhe jo amerikanëve dhe ata po e bëjnë se po e kërkojnë ndërkombëtarët. Nuk është rastësi që dy personazhet, që janë njëri sulltan dhe tjetri kandidat për sulltan, janë njerëzit që nuk kanë bërë asnjë reformë zgjedhore bashkë. Reforma e fundit është bërë në vitin 2012, kur Basha nuk ka pasur asnjë rol fare. Nuk është rastësi që ai njëherë futen në çadër dhe pastaj ikën nga zgjedhjet fare. Nuk ka rrugë tjetër tani, i ka provuar të gjitha metodat radikale për t’iu imponuar kundërshtarit politik. Këta nuk duan ndryshim të vendit, por duan ndryshim të popullit. Në të gjithë botën politika i përshtatet popullit, ndërsa këta duan që populli t’i përshtatet dy personave. Këtu qëndron i gjithë thelbi. Ata po mbajnë zvarrë, edhe me faktorin ndërkombëtar”, u shpreh Patozi.

Për koordinatorin e Bindjes Demokratike, fillimisht, duhet të ndryshohet sistemi. “Më pas, duhet të bëjmë edhe disa hapa të tjerë, por këta nuk bëjnë as sistemin. Këta t’i presin të gjitha shpresat. Duhen disa reforma të mëdha edhe kushtetuese dhe pastaj mund të shohim dritë në fund të tunelit”, u shpreh Patozi.

13 komente në “Astrit Patozi: “Sulltani” dhe kandidati për “sulltan” janë problemi i krizës në Shqipëri”

  1. mandi says:

    Po ti Patoz kandidat per cfare je?

    1. pjeter says:

      Ai eshte frikacak,dhjet nga Saliu,kaq eshte Patozi.Kujton se njerzit nuk e dine qe Luli eshte vetem kukull.

  2. Cudia says:

    Kriza ne Shqiperi ekziston se jane njerez si puna jote ne politike o koke kacube. Ti dhe vellai yt Bamir Topi keni dale nga nje kotec pulash dhe beni si rosake. Pthuuu!

  3. Il Pendito says:

    Ka të drejtë ky..
    Dhe ku do me qenë pjesë e kazanit..
    Dmth pjesë e harremit te Sulltanit.
    Dhe nqs ndërohen Sulltanët këta eunukë duan te gjithmonë aty.
    Të hanë te të gjithë sulltaneve..

    1. Njeri koti says:

      Ky flet sikur nuk ka qene kurre ne politike. Njeri legen, zagar i Berishes. Keta te vjetrit nukbkane lidhje me kohen. Fytyra te ndyra, te zhduken te gjithe.

  4. Astrit says:

    Mandi,jam kandidat i listes Bezhani ,e do me troc,po sme besove shko e gjeje ne MPB!!!

  5. Ladi says:

    Fole edhe ti Patoz. Nuk te vjen rradha ty kurre. Ti s’ke piken e karizmes. Je kot aty por do ta kuptosh nje dite dhe do ikesh vet

  6. Kritiku pa kritika says:

    Qe te jesh i besueshem, duhet me pare te kerkosh falje per arrogancen tende dhe te sulltanit tende, ne kohen qe ke qene kryetar i grupit parlamentar te partise antikombetare PD.

  7. Presheva says:

    Dul dhe ky kryetari i i mahallës plepave nga mrekullia e 8 e botës (Bathorja).
    Si skeni turp o zot, t’ju shesë mënd ky Shqiptarëve, ky mëndje ndrituri i salës, i treti pas lulit nga mesi e poshtë.
    Ky u jep mënd njerëzve, ky i galaktikës virgjëresh.
    Ka për t’ja f… Edi juve nji nga nji??
    Ai do ju vi hakit juve, e ka thën me gojë ‘’Do i shkojë deri n’fundë reformave’’.
    Kto i keni shqelmat e fundit si ai peshku pa ujë

  8. kripa me karar says:

    Me duket se Sulltani ishte myslyman , zoti Patosi dhe ti je myslyman, por sulltan kishe Saliun. Ke harruar? U harrofshi dhe marrçi rruget e u ardhte prapa ndonje qe do tu bjere ne pjese.

  9. Vlesh says:

    Astrit! Merr ndonje % rroge nga isdh deputetlleku?
    Po si alfons b. vazhdon?
    Astra merru me Lul B. ? Takohu me Kreshnik Kuqezin.

  10. Jari says:

    Kur te maresh guximin te dalesh kundra Sali Berishes atehere do behesh i besueshem, ti do te na bindesh se Basha nuk eshte i varur nga berisha, ti e di shume mire por sta mban se ti di te gjitha,ti je pjese e zgjedhjeve qe zhvillonte pd qe vidheshin hapur fare dhe i justifikoje, çfar morali jep tani.

  11. Fez says:

    Sa here qe del ky, pavaresisht se ‘c’fare ka per te thene. Me vjen ti them…ik mer kar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje