Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në një takim pune një përfaqësi nga shoqata e pronarëve, të cilët janëtë shqetësuar nga qëndrimi dhe lobimi negativ i qeverisë së Ramës për çështjen e pronave.
“Qeveria Rama ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve. Ne besojmë se e drejta e pronës nuk mund të zhbëhet me një kompensim qesharak. Interesi i kësaj Qeverie janë oligarkët, PPP dhe koncesionet me miliarda euro në kurriz të shqiptarëve.” u shpreh Basha.
Duke pranuar përgjegjësitë e PD-së në të kaluarën, kryetari Basha ka garantuar përfaqësuesit e shoqatave të pronarëve se qeveria e tij do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standarteve europiane për pronarët në konsultim me ta.
“Duke patur parasysh edhe të metat tona në raport me pronën dhe pronarët gjatë qeverisjes së PD, kemi vendosur që t’i ofrojmë pronarëve ndihmën tonë ligjore përmes ekspertëve në trajtimin e çështjeve të tyre në aulat gjyqësore ndërkombëtare.
Gjithashtu, së bashku me ta, u dakordësuam për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një pakete ligjore që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën të miratuar nga qeveritë Rama.” , garantoi zoti Basha përfaqësinë e shoqatave të pronarëve.
Në takim u theksua se politikat e ndjekura nga qeveria Rama janë në kundërshti me të drejtën themeltare të njeriut për të zotëruar dhe gëzuar pronën.
“I gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama kanë qënë kundër pronës private dhe në sherbim të planeve korruptive të biznesmenëve te lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015, ligji për tokën apo ligji i ri i Pronave.
Ai e trajton pronën private të individit si një mall në shportën e Oligarkut pa pasur respekt për shenjtërinë e pronës dhe zotëruesit të saj.” theksoi zoti Basha
Kreu i opozitës garantoi pronarët se PD do të përfshijë në programin e saj propozimin e përbashkët “PD-Pronarë” për çështjen e pronës në mënyrë që të trajtohet me drejtësi procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, si një nga të drejtat themelore të njeriut.
Shko more loqe se ti nuk beson as veten tënde kur dëgjon reportaxhin tek lajmet në darkë.
Ky me gjasme e ka nda mendjen me u bë kryeministër apo po na bën karshillik.
Apo i ka bërë pazaret me Ramën deri ketu ti e pastaj unë.
Kjo e jotja e kjo e imja..
Pasi 8 vjet Ramës nuk i dolën me i gevish pak PPP e VKM e ketij me rrugën e kombit, bashkinë.
Mos të flasim për 21 Janarin.
Këto janë talljet e mëdha të Ramës.
Hodhi lumin ju dh…. kalin.
E morri pushtetin konsolidoi veten dhe rrethin e tij.
Mjerë ky popull që i mban mbi vete…
Kur halla te kete koqe do ta thrasim daje.Pse genjen kaq shume?Thuaj vetem nje here nje te vertet o burre.Me kujton bejten e nje humoristi shkodran:A KA BA VAKI QE RRENA
te ken kaq SHUME randesi
N` se gjithe diten ai nuk rren
gjumi nates nuk e zen
7 X 7 = 42, kaq I del llogaria dhe per kthimin e prones ketij debili….
Edhe une jam nje pronar toke,deri me sot,vetem ujin e gotes ku kam vendosur letrat me vere kam pire.
Ne se premtimi i tij eshte si ai per MBROJTJEN APO PER RINDERTIMIN E TEATRIT,po ju them pronareve dhe vetes time:
PRIT GOMAR TE MBIJE BAR.
Shuma e kompensimit me cmimin e tregut,sipas standarteve nderkombetre,sic pretgendon Llullash Balashi,kerkon disa vite te komplet buxhetit te shtetit,pa dhene asnje rroge,pension,pa bere asnje lloj shpenzimi per arsimin,kulturen,shendetsine,pe kryer asnje investim as per ndonje WC per plakun e Vicidolit…
Po te kishim marre ca qindarka per m2 keto 30 vjet,pronaret do ishin te kenaqur,por jo qindarkat,por miliona e miliarda euro jane vjedhur ne keto 30 vjete prej kastes tone politike e djathe apo e majte…
Dhe se fundi,ligji 7501 eshte votuar prej te gjithe forcave politike perfshire dhe partine e cila ka pretenduar dhe pretendon perdite se mbron interest e pronareve.Ai qe kishte prona,Sabri Godo ,i morri pronat e gruas,nuk e di kishte apo jo prona,(breke ne bythe),ky Mediu,i cili eshte ne te vertete zedhenesi i PD,ne marredhenie me PD-ne se keta te deklaruarit drejtues te PD-se nuk jane te mire pritur ne Amerike.Ne se jane bere gabime,perse e mbajne kete si deputet te listes,p[erse e bejne gjithmone minister,kur jane ne qeverisje?
Po ta flaknin kete ashtu sic duken bathet,qe do flaket dhe Berisha ,ashtu sic u flak Nano,atehere do te pranoja se dicka leviz ne PD, PER PRONEN
Une nuk shpresoj ne asgje qe pretendon Lulash Balashi,nuk besoj se Do gjeje zbatim as ajo qe kane rene dakort Gjykata e Strasburgut me projektin e PS-se.
Une do besoj ne se,SPAK dhe BKH,do te fillojne te hedhin pranga ne duart e hajduteve qeveritare te djeshem dhe te sotem,kur te fillojne te konfiskojne cdo prone te vene me para te pista te tyre dhe te gjithe krimineleve te tjere.
Ndryshe,sic thote populli:
“Selanik e taterpjete,sic ka qene do te jete”
Or 42-sh!
Kjo puna e pronave qe done me rregullu ti me genjeshtra ka nis ne kohen kur ti ishe “kamarjer”!
Ne fakt kam “besim” tek ty, se i fut ndonje ligj anglez si tek Rruga e Kombit dhe merret vesh pastaj…
Se mos i bosh m…. si me Tiranen!
Mos harro te bashkepunosh me F.Mehdiun. ka tridhjete vjet qe i fut nje rrene nje here ne kater vjet dhe sapo zgjidhet i bo mutin, as kujtohet me.
Prit i here o Lul!
Ky i gjati me duket do me bo si Merkel. Do 4 mandate!