Koronavirusi nuk njeh kufij dhe kontinent – përveç Antarktidës. Virusi ka hyrë edhe në korridoret e pushtetit, dhe një numër jo i vogël politikanësh në të gjithë botën kanë njoftuar se janë prekur. Në Iran, të paktën dymbëdhjetë zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm, politikanë dhe figura fetare kanë vdekur pasi u infektuan me Covid-19.
Një pyetje është se sa prej tyre e kanë marrë infeksionin nga njëri-tjetri. Presidenti amerikan Donald Trump ngriti vetullat në një konferencë për shtyp në 13 mars, duke shtrënguar duart dhe duke u përzier me anëtarët e tjerë të task forcës kundër koronavirusit, pavarësisht se kishte pasur kontakt të drejtpërdrejtë me sekretaren e shtypit të Presidentit Brazilian, Jair Bolsonaro, i cili doli pozitiv për virusin. Ekspertët e shëndetit publik janë kundër shtrëngimit të duarve dhe rekomandojnë që personat të cilët kanë rënë në kontakt me njerëz që dihet se e kanë virusin të vetëkarantinohen deri në 14 ditë. Kryeministri kanadez Justin Trudeau hyri në vetëkarantinë, pasi gruaja e tij rezultoi me koronavirus.
Më poshtë është një listë e disa prej udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe zyrtarëve të vjetër që u prekën nga koronavirusi. Kjo listë azhurnohet çdo ditë të javës, por, për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit, nuk është shteruese.
Australi
Peter Dutton, ministri i Jashtëm
Susan McDonald, senatore liberale e Kuinslendit
Andreë Bargg, senator liberal i Kuinslendit
Rex Patrick, senator
Brazil
Fabio Wajngarten, sekretar shtypi i presidentit Bolsonaro
Augusto Heleno, këshilltar i sigurisë
Davi Alcolumbre, kreu i Senatit të Brazilit
Bento Albuquerque, ministër i Energjisë dhe minierave
Kanada
Sophie Trudeau, bashkëshortja e kryeministrit Justin Trudeau
Michel Barnier, shefi i negociatave për Brexit
Francë
Franck Riester, ministër i Kulturës
Brune Poirson, sekretar shteti për ekologjinë
Gjermani
Friedrich Merz, deputet, kandidat për kreun e CDU
Cem Özdemir, anëtar i Bundestagut dhe kreu i Komitetit të Transportit
Sanjay Jha, zëdhënës kombëtar për partinë e Kongresit Kombëtar Indian
Chintala Ramachandra Reddy, drejtues i lartë i Partisë Bharatiya Janata
Ali Larijani, ish-drejtues i Parlamentit
Irani ka qenë një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, dhe virusi është përhapur me shpejtësi midis elitës politike dhe figurave fetare të vendit. Sipas Jeruzalem Post, të paktën 24 deputetë të parlamentit u infektuan dhe dy kanë vdekur: Fatemeh Rahbar, nga Teherani dhe Mohammad Ali Ramezani, nga Gilani.
Të tjerët të raportuar se ishin prekur nga virusi, sipas Institutit të Shteteve të Bashkuara për Paqen, përfshijnë:
Iraj Harirchi, zëvendësministër i Shëndetësisë
Masoumeh Ebtekar, nënministër për Gratë dhe Çështjet Familjare
Ali Akbar Velayati, këshilltar për politikë të jashtme i Liderit Suprem Ali Khamenei
Fatemeh Rahbar, anëtar i parlamentit, Teheran
Mohammad Ali Ramezani, anëtar i parlamentit, Gilan
Mojtaba Rahmanzadeh, kryetar lokal i Qarkut 13 të Teheranit
Mahmoud Sadeghi, anëtar i parlamentit, Teheran
Mohammad Reza Ghadir, drejtor i universitetit shtetëror mjekësor të Qom dhe drejtues i menaxhimit të koronavirusit në qytet
Pirhossein Kolivand, drejtor i shërbimeve urgjente të Iranit
Eshaq Jahangiri, nënkryetar i parë
Ismail Najjar, shefi i Organizatës së Manaxhimit të Krizave në Iran
Mostafa Pourmohammadi, ish-Ministër i Drejtësisë dhe Ministër i Brendshëm
Reza Rahmani, Ministri i Industrisë, Minierave dhe Biznesit
Ali Asghar Mounesan, Ministër i Trashëgimisë Kulturore, Artizanatit dhe Turizmit
Reza Salehi Amiri, kryetar i Komitetit Olimpik Kombëtar të Iranit
Mojtaba Zonnour, kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit
Masoumeh Aghapour Alishahi, anëtar i parlamentit nga provinca e Azerbajxhanit Lindor
Zohreh Elahian, anëtar i Parlamentit nga Teherani
Irlandë
Udhëheqësi i partisë më të madhe politike irlandez Sinn Fein, Mary Lou McDonald
Izrael
Yaakov Litzman, ministër i Shëndetësisë
Jeremy Issacharoff, ambasadori i Izraelit në Gjermani
Nicola Zingaretti, kreu i Partisë Demokratike Italiane, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës
Roberto Stella, presidenti i Urdhrit të Mjekëve në Varese në rajonin e Lombardisë, epiqendra e shpërthimit të Italisë, vdiq në moshën 67 vjeç pasi u infektua
Giorgio Valoti, kryetari i komunës Cene, një komunë në rajonin më të prekur në Itali, Lombardi, vdiq në moshën 70 vjeç, më 13 mars, nga komplikacionet për shkak të koronavirusit.
Monako
Princi Albert
Norvegji
Torbjorn Roe Isaksen, ministri i Punës dhe Përfshirjes Sociale
Poloni
Gjenerali Jaroslaw Mika, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Polonisë
Michal Wos, ministri i Mjedisit
Kryeministri Mikhail Mishustin u bë politikani me profil më të lartë që u testua pozitiv për koronavirusin në vend.
Ministri i Ndërtimit dhe Strehimit, Vladimir Yakushev, u bë anëtari i dytë i kabinetit rus që u infektua me koronavirus.
Ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova, u bë anëtarja e tretë e kabinetit që u infektua
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, u tha agjencive ruse të lajmeve në 12 maj se ishte shtruar në spital me koronavirus
Spanja
Begoña Gómez, gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez
Irene Montero, ministre e Barazisë në Spanjë, ishte e para nga kabineti i Spanjës që rezultoi pozitive për koronavirusin
Javier Ortega Smith, sekretari i përgjithshëm i partisë së ekstremit të djathtë Vox, rezultoi pozitive më 10 mars
Quim Torra, udhëheqësi i rajonit spanjoll të Katalonjës
Pere Aragones, nënkryetari i qeverisë katalanase
Zëvendëskryeministrja e Spanjës, Carmen Calvo
Britani
Princi Charles
Ministrja e Shëndetësisë, Nadine Dorries
Matthew Hancock, sekretari i shëndetësisë
David Beasley, drejtor i Programit të Ushqimit për OKB
Senatori amerikan Rand Paul, republikan nga Kentucky
Mario Diaz-Balart, republikan, Florida
Dy anëtarë të Asamblesë së Shtetit në New York, Helene Weinstein dhe Charles Barron
Senatori i Shtetit Brandon Beach, nga Xhorxhia
Kryebashkiaku i Miamit, Francis Suarez
FOREIGN POLICY-TemA TV