Një hetim i vështirë: Një i dyshuari i ri për zhdukjen e Madeline McCann

4 Qershor 2020, 09:12Bota TEMA

Policia britanike ka zbuluar informacione në lidhje me një të dyshuar të ri të lidhur me zhdukjen e Madeleine McCann.

Bëhet fjalë për një gjerman 43-vjeçar i cili jetonte në një fermë tre kilometra larg kompleksit të apartamenteve në qytetin portugez Praia da Luz në Algarve në 2007, në kohën e zhdukjes së Madeline, raportojnë mediat britanike.

Ai u zhduk nga prona një vit para zhdukjes së Madeleine, por policia beson se ai mbeti pranë saj.

Ai përshkruhet si i bardhë, rreth 180 cm i gjatë, i hollë, me flokë të shkurtër bionde. Ai ishte 30 vjeç në kohën e zhdukjes së Madeleine.

Detektivët gjetën një kamper që ata besojnë se e ka përdorur ai dhe po e inspektojnë atë për të dhëna të mundshme mjekoligjore.

Burri aktualisht po vuan një dënim të gjatë në një burg gjerman, ku dyshohet edhe për krime të tjera.

Kujtojmë se atëherë 3-vjeçarja Madeleine McCann u zhduk nga një apartament në vendpushimin e Praia da Luz në Portugali në 3 maj 2007.

Hetimi për zhdukjen e saj është një nga më të gjerët dhe më të kushtueshmit e viteve të fundit. Megjithë fondet e mëdha dhe numrin e madh të detektivëve që punuan për çështjen me vite, vajza ende nuk është gjetur, as nuk është e qartë se çfarë ndodhi saktësisht atë ditë në vendpushim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje