Reagimi i policisë pas shembjes së Teatrit, interpelancë me Lleshajn

4 Qershor 2020, 09:08Politika TEMA

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen sot në seancë parlamentare.

Në rend dite parashikohen raportimet e disa komisioneve dhe projektvendimi për ngritjen e komisionit të ri të reformës zgjedhore dhe miratimi i projektligjit për eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen.

Gjithashtu, një pjesë të rëndësishme të kohës nga seanca e sotme do e zërë interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm, kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me dhunën e ushtruar nga forcat e policisë gjatë operacionit të shembjes së Teatrit Kombëtar, si dhe me kriminalitetin në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje