Aktivisti për mbrojtje e të drejtave të fëmijëve: Pedofilët në Shqipëri të kastrohen

5 Qershor 2020, 09:02Sociale TEMA

Aktivisti në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, Altin Hazizaj, deklaroi në “Ditari” në A2 se do të kërkohet që çdo pedofil në Shqipëri të ketë mundësi që të kastrohet.

“Ne kërkojmë që çdo pedofil të ketë mundësinë nga gjykata që t’i rekomandohet kastrimi kimik. Është e vërtetuar shkencërisht që të gjithë ata që me dëshirën e tyre bëjnë kastrim, i ulet dëshira seksuale me 90%.

Pra, të gjithë ata grabitqarë seksualë që nuk kontrollojnë dot epshet seksuale, mund të kastrohen. Kjo është alternativë e mirë për të shmangur burgime të gjata”, tha kreu i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

Sipas tij, në protestën e sotme, mesazhi më i fortë ishte që ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen: “Për mua ishte mesazhi më kuptimplotë sepse ajo ministri është institucioni që ka lejuar që vajzat tona të vazhdojnë të bëhen viktima të dhunës seksuale.

Zyra jonë i ka bërë thirrje sot Prokurorisë së Tiranës që të hapë procedim penal për ministren e Arsimit, Besa Shahini, sepse për ne ka shpërdoruar detyrën.

Për shkak të mosveprimit të saj si drejtuese e ministrisë, fëmijët shqiptarë sot janë viktima të dhunës seksuale. Dy muaj më parë ishte rasti i shfrytëzimit seksual në Fier, po brenda në shkollë, nga një mësues”.

1 komente në “Aktivisti për mbrojtje e të drejtave të fëmijëve: Pedofilët në Shqipëri të kastrohen”

  1. Ani says:

    Urgjentisht beni procedurat ligjore pasi keni perkrahjen e te gjitheve. Do dalim ne protesta biles po u pengua.
    Pedofilet duhen denuar me vdekje por, e dime qe “nuk na le Europa”.
    Kastrimi eshte minimumi qe duhet bere kete zgjebe te shoqerise. Burgu nuk zgjidh asgje, ata sapo dalin perseri ate pune bejne; nuk e sheron burgu kete lloj kategorie kafshesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje