Ilir Meta thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni të gjithë në këmbë për abuzimet seksuale, do t'ju mbështes dhe do t'ju inkurajoj unë gjithmonë

5 Qershor 2020, 11:32Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar pas protestës së pasdites së djeshme kundër abuzimit seksual dhe mbrojtjen e të miturve pas rastit të 15-vjeçares në Babrru, e cila u përdhunua nga roja i shkollës.

Kreu i shtetit thotë se kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëherë dhuna kthehet në sistem.

“Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre!”, deklaron kreu i shtetit.

Ndër të tjera ai shkruan: 

“Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëhere dhuna kthehet në sistem!

Vlerësoj dhe e përshëndes reagimin e djeshëm qytetar në protestën marshim të organizuar dje në Tiranë, dhe do t’i mbështes e inkurajoj gjithmonë të gjitha nismat kundër çdo forme dhune dhe abuzivizmi.

Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

I bëj thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru, dhe nxis institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.

Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre!”, nënvizon Meta. (TemA)

5 komente në “Ilir Meta thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni të gjithë në këmbë për abuzimet seksuale, do t’ju mbështes dhe do t’ju inkurajoj unë gjithmonë”

  1. JURISTI says:

    Lexojeni mire tekstin . Edhe kur citoni genjeni , e ka fjalen per cdo lloj dhune dhe abuzivizmi .
    Gazetaria e vitit 2020 ne Shqiperi .

  2. Mandravellua says:

    Qytetaret do ngrihen, Likeee, po mbeshtetja jote eshte pa vlere, pa peshe…
    Mire eshte qe te ngrihen edhe per parate e vjedhura, sic u ngriten ne 21 janar…

  3. foli iliri I floririt e I monikes. po pse nuk ke fole kurre per te rejat e te rinjet qe bejne orgji sesuale ne jale nen mbikqyrjen e kryeeprostitutes monika kryemadhi. ik o morte zhduku. kur flet ti te iken gruaja 12 dite e nuk te vjen ne shtepi. tani qe nuk ben me roje nate te teatri, pogjene ndonje strofull tjeter bile gjate kerkimit kishte rene e desh theu kembe e dore. me vjen keq si nuk theu qafen. por rrufeja nuk bie ne hale

  4. Qytetar i pavarur says:

    Per kete nuk kem i nevoje per mbeshtetjen e nje hajduti

  5. Haka Tekizoti says:

    Inkurajimi më i mirë që mund të bësh është të japësh dorëheqje e t’i lësh të qetëshqiptarët të merren vetë me hallet e vetes e të vendit, të cilat i ke shkaktuar ti me shokët e tu të të njëjtit lloj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje