Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka vendosur të largohet nga drejtimi i kuqebluve.
Shkaku i largimit të trajnerit mësohet se është kriza financiare që ka përfshirë klubin shkodran ku lojtarët së bashku me stafin kanë më shumë se katër muaj që nuk paguhen nga bashkia e Shkodrës.
Trajneri maqedonas ka pasur një kontratë të vlefshme deri më 31 maj me klubin e Vllaznisë, të cilën ka vendosur të mos e rinovojë.
Jonuz e mori drejtimin e skuadrës në fillim të sezonit me Vllazninë duke e udhëhequr deri në javën e 27-të, ku renditet në vendin e gjashtë me 38 pikë të grumbulluara. (TemA)