Krijohet versioni sintetik i rruazave të kuqe të gjakut

6 Qershor 2020, 09:02Lifestyle TEMA

Shkencëtarët kanë krijuar në laborator rruazat e kuqe sintetike të gjakut.  Kjo nuk është hera e parë që ata ia dalin me sukses, por është hera e parë që rruazat sintetike kanë të gjitha tiparet kryesore të versioneve natyrore, plus disa të tjera shtesë.

Rruazat e kuqe të gjakut (RBC) marrin oksigjen nga mushkëritë dhe e dërgojnë atë në indet e trupit. Këto qeliza në formë disku përmbajnë miliona molekula hemoglobine – një proteinë që përmban hekur që lidh oksigjenin. RBC janë shumë fleksibël, gjë që i lejon ato të lëvizin nëpër kapilarë të vegjël dhe pastaj të rikthehen sërish në formën e tyre të mëparshme. Ato përmbajnë proteina në sipërfaqe, të cilat i lejojnë të qarkullojnë nëpër enët e gjakut për një kohë të gjatë pa u “gëlltitur” nga qelizat imune. Ekipi i studiuesve provoi të krijojë RBC artificiale që kanë të njëjtat karakteristika me ato natyralet, por që mund të kryenin edhe funksione të reja siç janë shpërndarja terapeutike e ilaçit, shënjestrimi magnetik dhe zbulimi i toksinave.

Studiuesit i ndërtuan qelizat sintetike duke i veshur fillimisht me një shtresë të hollë silici RBC-të njerëzore. Ata shtresuan polimere të ngarkuara pozitivisht dhe negativisht mbi RBC-të e veshura me silic dhe më pas hoqën silicin, duke prodhuar kopje fleksibël. Në fund, kopjet e krijuara u veshën me membrana natyrale të RBC-ve. Qelizat artificiale janë të ngjashme në madhësi, formë, ngarkesë dhe proteina sipërfaqësore me qelizat natyrore, dhe mund të kalonin përmes kapilarëve pa e humbur formën e tyre.

Te minjtë, RBC-të sintetike zgjatën më shumë se 48 orë, pa dhënë shenja toksikimi. Studiuesit i ngarkuan qelizat artificiale me hemoglobinë, një ilaç antikancerogjen, një sensor që provonte se ato mund të transportonin ngarkesa. Rezultoi se RBC-të e reja mund të veprojnë si karrem për një toksinë bakteriale. Studimet e ardhshme do të eksplorojnë potencialin e qelizave artificiale në aplikimet mjekësore, të tilla si terapia kundër kancerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje