“Luftë civile, Lul Bashën e bleu Rama”

6 Qershor 2020, 09:17Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Ka shumë nervozizëm në kampin opozitar. Dhe ky nervozizëm lidhet me ngjarje e lëvizje të gabuara që kanë bërë në të shkuarën, siç janë betejat e humbura me çadrën, me Astirin, me Teatrin Kombëtar, me djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale.

Por lidhet mbi të gjitha me mungesën e besimit se mund t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Dhe në këto rrethana janë të destinuar të bëjnë gabime të tjera. Kanë shumë uri për pushtet, dhe kanë kaq pak shanse për ta marrë atë. Kjo është drama e madhe e tyre. Do duhej një mendje e ftohtë t’i ftillonte, t’u thoshte se zgjedhjet edhe mund të fitohen apo se edhe nëse nuk fitohen, nuk është fundi i botës. Por një mendje e ftohtë në opozitë në këtë moment mungon.

Dhe ky nervozizëm u merr mendjen ca opozitarëve, dhe i bën të këpusin broçkulla njëra pas tjetrës. Fjala vjen, disa flasin për përplasje, për luftë civile. Kur e kam dëgjuar për herë të parë të hidhet kjo ide, e kam marrë për një shpërthim emocional të personit që e tha, por më pas teza filloi të gjente mbështetje, dhe u bë si një mantra: “luftë civile, luftë civile, luftë civile”.

Nuk është se e thonë të gjithë opozitarët këtë gjë. Janë vetëm pak ata që e thonë. Dhe vijojnë ta thonë sikur të jetë fjala për ngjarjen më të madhe e më të bukur që mund të presin shqiptarët. Luftë civile nuk ka për të patur kurrë, se shqiptarët nuk hidhen në luftë civile, por unë do doja të kishte në mënyrë që të kisha mundësi t’i takoja në fund të luftës këta teveqelë, e t’u thoja: Po mirë, ja ku jemi, lufta mbaroi. Kush humbi? Edi Rama? Jo, humbët ju, humbëm ne, humbën të gjithë.

Nervozizmi i bën të vënë në diskutim integritetin moral të liderit të tyre. I bën të flasin për blerjen e Lulzim Bashës. Pas çdo beteje që ky i fundit humbet, ata e kanë shpjegimin: Më duket se e bleu prapë Edi Rama.

Edhe pas shembjes së ndërtesës së teatrit, kam dëgjuar të pëshpëritet e njëjta narrativë: “Monika i tha Lulit ik, sepse kështu ishte plani mes Edi Ramës e opozitës, Monika i tha ik, se jam unë këtu, Monika dëboi edhe disa aktorë që ishin garanci për mbrojtjen fizike të teatrit, dhe pas kësaj, menjëherë, u shfaqën forcat e policisë. E gjitha ishte një lojë mes opozitës e Edi Ramës.

Lul Basha e shiti edhe njëherë kauzën e opozitës. Kushedi se çfarë ka përfituar! Kushedi se ç’tender ka marrë! Jo, kjo është paranoja e ca opozitarëve. Unë jam i sigurt se edhe tani që Lulzim Basha nuk po merr çfarë u ka premtuar të vetëve në negociatat për zgjedhjet (qeveri kujdestare, zgjedhje lokale të njëkohshme me ato parlamentaret, etj), edhe tani pra ka opozitarë që mendojnë se Bashën e kanë blerë. Ta heqin petllën!

Nervozizmi i bën të flasin për zgjedhjet e ardhshme që Edi Rama do t’i manipulojë. E kanë të sigurt që tani këtë gjë. Dhe manipulimin e quajnë diçka që nuk mund të parandalohet. Manipulimi do të ndodhë, si të jetë dita e gjykimit të fundit, dita e apokalipsit. Manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme e quajnë ngjarje me propabilitet një. Çfarëdo masash që të merren, mendojnë, Edi Rama do t’i vjedhë se s’bën zgjedhjet. Çfarë paranoje!

Nervozizmi i bën të flasin për ambasadorë të korruptuar. Ambasadorët vijnë e ikin, zëvendësojnë njëri-tjetrin, por ata janë njësoj të korruptuar. I korrupton Edi Rama. Kur i dëgjoj që e thonë këtë gjë pa u lodhur, e dini se çfarë mendoj?

Mendoj që të kisha mundësi t’i mblidhja të gjithë në një sallë dhe t’u bëja një lutje: Ju lutem shumë, thuajini të gjitha marrëzitë e mundshme, por jo këtë, pasi kjo është një marrëzi që nuk përfshihet në manualin e marrëzive. Mos e thoni më, se na fëlliqët si komb e si shoqëri.

Nervozizmi i bën ta paraqesin betejën mes demokratëve e socialistëve si një betejë mes engjëjsh e djajsh. Atyre u duket shumë e çuditshme, dhe e pa besueshme që dikush, midis Bashës e Ramës, të zgjedhë Ramën, dhe nuk u shkon mendja që të votosh për Bashën është po aq e pabesueshme, në mos më e pabesueshme. Nuk janë budallenj ata shqiptarë që zgjedhin Ramën para Bashës, as ata shqiptarë që zgjedhin Bashën para Ramës. Budallenj janë ata që flasin për betejën e madhe me rëndësi biblike midis engjëjve e djajve.

Më vjen, t’u them” “Hej, të dashur opozitarë, merrini shtruar zgjedhjet e ardhshme. Merrini me qetësi. Një palë zgjedhje janë një palë zgjedhje. Nuk janë as fillimi, as fundi i botës.

15 komente në ““Luftë civile, Lul Bashën e bleu Rama””

  1. xhemal says:

    Muco keta jane si ai grupi ne luften ncl.diten deklaronin lufte te perbashket kunder pushtuesit e naten kurdisnin te kunderten. jane peng i ideologjise me te mbrapshta per njerezIt jane kunder pasurimit me punè e kjo eshte thelbesore .kunder rregullave e ligjeve te perbashketa.per ta istitucionet ekzistojne po te jene ata ne qeverisje.po si mund tu besohet drejtimi i vendit anarkisteve njerezeve qe i bejne vdekjes reklama ,qe ne fjalorin e tyre gjen vetem kuje vjedhje, zhvatje, urrejtje,percarje Mos besim. Jane kethyer ne nje virus qe do duhen Jo muaj po dekada te sherohen plaget qe kane shkaketuare. 94,96,97,98 2008,2011,2017,2019.keto jane tragjedi kolektive qe u ndihet krisma cdo dite pa folur per gjera te tjera si getizimi i qyteteve.ambienti ,natyra.privatizimet e njemije e nje gjera..ndryshuan ne pak kohe tere sjelljen shoqerore.duhen mijera analiza shkencore me fakte qe i dine milona shqipetare per te damkosur turpin e tyre.njerezIt e thjeshte kot nuk kerkojne drejtesi.njohin edhe fajtoret me emer e mbi emer. KJo zgjatje ne kohe eshte Jo vetem e turpeshme,e shemtuar djallezore por edhe e rrezikeshme per te ardhmen per paqen, sigurine e prosperitetin.populli thote me mire nje fund i tmerrshem sot se nje tmerrshme pa fund

  2. Ladi says:

    Mire. I agree. Ke te drejte

  3. pjeter says:

    Niveli i debatit politik ne Shqiperi,eshte rezultat i mbledhjes neper partite politikenjeres me nje nivel kultural shume te dobet,me nje pergatitje juridike e institucionale gati zero,me nje perqindje te larte te atyre me tituj studimi te dyshimte,dmth,me nje gadishmeri te larte kundrejt korrupsionit.Ç’fare duhet te preses nga rrugaçet? Ata nuk besoj se aktrojne kur shprehin qendrime te tilla si” lufta civile”,apo “do e varim Ramen ne mes te Tiranes”,apo kercenime prej krimineli ordiner,apo ofendime rrugacerie si Mona,nuk aktrojne,ata jane te bindur qe shprehen ne menyre te perkryer.Permbledhja ime per shkrimin e Muços,eshte,” AI STAN,ATE BULMET KA”.

  4. Julian laci says:

    Shume e sakte .Bravo

  5. Lush berbali says:

    Edhe ti ,Mustafa shpesh i ke meshuar idese se Edi i vjedh zgjedhjet.
    Kete e bere dhe se fundmi para LSI,konkretisht para Luan Rames.
    Kulmi…
    Partia qe shiti çdo nder te mundshem me para,partia qe blerjen e votes e ktheu ne sistem ,partia qe rriti çmimin e votes ,te tunde koken para teje e te ta mbeshtese ty idene qe :he pra,Edi i vjedh !.
    Ky eshte kulmi i poshtersise i dashur Mustafa.
    Populli voton.
    Une votoj.
    Une prape votoj per Edi Ramen.
    Dhe ne do ta dish ….me mire e hedh voten time ne mut sesa te votoj LSI ne.
    Kam votuar PDne kur kam patur kandidat te LSI se edhe ne koalicion me PS.
    Se hajdute e turimute siç jane flasin per moral.
    Ne nje pyetesor qe P.Demokratike me ka bere ne tel i kam thene me emer e mbiemer qe votoj prape Edi Ramen.
    Vetem ta dish ,diten qe Edi Rama ben koalicion me LSI ne ,une me familjen time votoj PD ne.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Opozita u largua nga Parlamenti per te zhvilluar zgjedhje te parakohshme !!!
    “Objektivi u realizua” !
    Opozita duhet te largohet nga strategjia dhe taktika berishjane.
    Lideri i ri i saj duhet te kete kompetenca te plota dhe strategji te ndryshme nga kjo qe i coj ne fasade per tender.

  7. Raul says:

    Banda e vrimes celesit me Enkelejd Alibajga, Salianji homo, Kryevagabondi i pd leshelis Flamur Herman Geringun qe dogji deren e kryeministrise me molotov me naziskinet e Mamurrasit, Strazua me patllake apo Hajhrih Himleri i rajhut te trete , Klevis krrici i Faros, Vokshi gerdalla, Prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri jane pengesa e madhe per pd per te ardhur ne pushtet. Pa larguar keta monstra nga pd ja Basha nuk vjen kurre ne pushtet se keta jane shume te urryer ne popull dhe e ulin pertoke imazhin e pd.se.

  8. Liri says:

    Fat I madh qe ka stabilitet. Ta lene Ramen te punoje edhe keto kater vjet. Pastaj te vij Basha e ta gjej gati. Po e la Erjoni. Tung.

  9. p.m.p. says:

    O Mustafa Nano !
    Te kam pasur komshi, afer me pallat. Ah, sa e deshirojme te shkreten demokraci, ashtu si e ke dashur edhe Ti ne momentet fillestare kur ajo po vinte ne Shqiperi dhe Ti mbaje ne krahe ate qe ti e quaje si shpresa e demokracise, kurse une jo. Jo, sepse qe ne momentet e para vura re se Demokraci ne e porsa lindur, po e rrembenin disa ujq dhe ulkonja qe ishin mbuluar me lekure dashi e delesh te bardha.
    Me kujtohet, qe personi qe e ka vene re kete gje, ka qene shkrimetari Bardhyl Londo, i cili botoi (mesa me kujtohet ne gazeten DRITA diku nga datat 23 dhjetor 1990 nje poezi ku ndermjet te tjerash mesa me kujtohet, thote “Nese je keshtu, mos ardhsh kurre demokraci”)
    A e kupton ore zoti Nano, se tek ne, miratohen ligje (ashtu si e paraqet draftin, fjala vjen zoti Lame e dikur zoti Memia), pa u thelluar se sa rezultati pozitiv dhe ai negativ ne favor te shqpetarve ne teresi ?
    Fjala vjen, po them nje rast qe une nuk e kuptoj si eshte vepruar. Shume, bile shumica e atyre qe kane kryer ndertime pa leje, e kishin blere token me shkresa dore nga pronaret te cilet akoma nuk kishin dokumente ligjore, por ama e kishin blere.
    A u dekumentua, a u vertetua dhe si veproi shteti, qe nga taksapaguesit shqipetare te mos paguhej edhe njehere ky truall ne favor te pronareve te cilet mbasi nxorren dokumentet ligjore te pronesise, te kryenin kalimin e pronesise ne favor te ndertuesve pa leje qe kishin blere truallin me shkresa dore?
    Perse nuk permendet asnjehere Ligji i legalizimeve i vitit 2004, i cili per mendimin tim kishte nje forme me te rregullt ne lidhje me truallin? Etj. etj. etj……….?

  10. Nardi says:

    Keta qe i fryjne zjarrit te luftes civile, nuk di ku e fusin veten?
    Lufte civile do te thote perplasje me arme midis te pakten dy shtresa te popullsise.
    Dhe me pas mbeten vetem viktima dhe shkaterrim.
    Dhe problemi: – Keta qe predikojne kete lufte, mund te vriten te gjithe. Se edhe keta i ze plumbi, apo jo? Dhe po u vrane keta, kush do ti beje konkluzionet e luftes civile? Si do ta mesojne keta se Rama doli fitues edhe nga lufta civile, sepse e manipuloi. E bleu, e vodhi fitoren. Sepse ne lufte lejohen te gjitha dredhite.

  11. Dite te mira na presin. says:

    Lulushka ka mare garanci mbase ,qe nga te gjithe ata qe do te dalin perpara Drejtesise nje dite ..
    Lulushka te mari denimin me te lehte ..Ne Rec te Shkodres ata do lozin Domino dhe kohen ta vrasin aty duke krijuar IDE dhe Parti te tjera..
    Populli nga te gjithe keto vuatje ,,te vetemem kenaqesi qe do TI krijohet ,,do jete Leximet me rradhe te Artikujve se si Pasurite dhe Vilat e Krimineleve Ordinere dhe Krimineleve Politikane,, do Ju konfiksohen nga shteti,,dhe do tju vihet ne sherbim te Instuticioneve te Qytetareve…

  12. zgjohuni njerez says:

    Bo , ka te drejte Nano. Po ku korruptohen te huajt more , le pastaj Ambasadoret !!
    Po si guxojne more disa “TE MARRE” ta mendojne nje gje te tille .
    Avokot Ngjela ne kete rast do thoshte ” Po KU TE LE AMERIKA TE BEHET KJO PADREJTESI”
    Ka te drejte Nano-ja . Po si mund te mendohet qe Vllahutin-i te merrte para apo rryshfet apo zoti na ruajte , ti conin ndonje ZDAP bukurosh ne Hotel . Sigurisht qe do ta refuzonte me perbuzje .
    Lere pastaj Sorenca . Disa te rrjedhur mendojne se ngaqe vjen nga Italia edhe mund ta korruptonin,me para apo me ndonje Zocke te njome. Po sic mendon edhe Nanua, LANET DO I KISHTE BERE, e jo me te pranonte. Ose ai qe na ngriti gishtin e mesit, ju kujtohet , po ku e korrupton dot Edi Rama more ate e sojin e tij. Kurse per Amerikanet ,cte them se per ata degjoni Ngjelen.
    Ku e njef Amerika korrupsionin mer !!!!???

  13. O ÇNA KA PJELLË NEVE OREEEE says:

    Nano, kujt ja thua?!? GOMERËVE?!?

  14. Askushi says:

    Me Saliun akoma neper kembe dhe me i grusht njerzish qe kan humbur privilegje(veshtire te ket njerez me bindje qe ti shkojn mbrapa) mund te tentojne destabilizim.O njerez vetem vota e ben rrokaden

  15. Per LLumin says:

    Lum ky qe e din qe eshte GOMAR ,(O CNA KA PJELLE NEVE OREE)
    por problemi eshte se ka shume syresh , edhe ceshte me e keqja ky soj kane edhe te drejte me hudh ate copen e letres ne ate kutine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje