“Fëmijët e mi i shkollon Allahu”, Ylli Gurra i përgjigjet babait radikal: Prindi nuk është pronar i fëmijës, dyfish përgjegjësi për vajzën

7 Qershor 2020, 18:08Sociale TEMA

Asnjë prind nuk mund të justifikojë arsimimin e fëmijëve të tij, sidomos për vajzat.

Për rastin e ‘babait radikal’, Roland Kryemadhi, i cili nuk lejonte fëmijët të shkonin në shkollë, ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se justifikimi se fëmijët i edukon zoti është i cekët.

Në një intervistë për Report TV, Gurra tha se prindërit nuk janë pronarë të fëmijëve, përkundrazi, sipas tij ata kanë përgjegjësi t’i arsimojnë ata.

“Nuk ka lidhje me justifikimin që ka përdorur qytetari. Zoti i ka dhënë mundësinë njeriut, për mbi mundësinë i ka dhënë përgjegjshmërinë. Justifikime i cekët pa asnjë vend. Kurani thotë lexo. Aq më tepër për vajzat është dy herë obligative çështja e arsimimit. Është vajza, nëna gruaja e cila sjell botën. Ku është shkruar që janë pronarë të fëmijëve prindërit?! Këtu i iket përgjegjësisë si prindër. Çdo prind ka detyrimin për mirëpërgatitjen për në jetë të fëmijëve. Profeti thotë, përgatitja e brezit tuaj fillon 20 vjet përpara lindjes.  Pra prindërit duhet të shikojnë mirearsimimin e fëmijëve 20 vjet më parë.  Është përgjegjësi prindërore për fëmijët në përgjithësi, por për vajzat dyfish. Prindi nuk është pronar.  Nuk është plaçkë fëmija, aq më tepër vajza. Është përgjegjësi e dyfishtë. Deri në moshë madhore prindi ka përgjegjësinë për ta përgatitur dhe jo për ta përdorur. Kjo nuk ka lidhje me fenë”, u shpreh Ylli Gurra.

Sa i takon rastit të përdhunimit të 15-vjeçares në periferi të Tiranës nga roja i shkollës, Gurra tha se është një veprim monstruoz. Ai vlerësoi reagimin qytetar, por tha se ka qenë i përgjumur në të tilla raste.  Sipas tij, bashkë me qytetarët duhet të reagojë edhe feja edhe institucionet shtetërore.

“Reagimi i përgjumshëm që ka qenë në rastet e tjera në shoqërinë tonë. Ka qenë një reagim i ngadaltë nga organizmat civilë dhe më pas nga institucionet. Reagimi qytetar është parësor në këto raste sepse vajza e dikujt është vajza e një familje apo komuniteti. Ajo që e bën më të dhimbshëm është rasti i një vajze minorene.  Mua më erdhi mirë për pjesëmarrjen e gjerë ku kishte mijëra njerëz. Ishte një reagim i shpejtë i qytetarëve. Kështu që unë nuk mund ta shihja veten jashtë. Reagimi qytetar ka munguar në këto 3 dekada, sidomos në të tilla raste.  Mekanizmat ligjore ose janë të vonuar, ose kur vjen çështja te zbatimi ka një ngërç të madh.  Edhe në kodin penal duhet të jetë më i ashpër”, u shpreh Gurra.

Sipas ish-myftiut të Tiranës, tranzicioni në Shqipëri ka goditur bërthamën familjare, e cila më parë ka qenë shumë e fuqishme.

7 komente në ““Fëmijët e mi i shkollon Allahu”, Ylli Gurra i përgjigjet babait radikal: Prindi nuk është pronar i fëmijës, dyfish përgjegjësi për vajzën”

  1. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    reeeeeeeeee ouuuuuuuuussssstttttttttttt …………..vrromoarapi!

    1. abc says:

      O pler, hipokrite Islamike.
      Ato qe thot ai baba katundar trushpelar, dikush nga Ju i ja ka mesuar.
      Skandalet Islamike ne Shqiperi jane te perditshme, sa qe nuk te arin te justifikohesh per te gjitha, por vetem te heshtes, se na u shpifen hipokrizit tuaja.

  2. Kelmendi says:

    Femijet duhet te shkojne ne shkolle sic e parashikon ligji dhe kushtetuta. Njekohesisht prinderit qe nuk i binden ligjit duhen trajtuar si kriminele dhe abuzues femijesh. Faleminderit I dashur myfti, por preferojme me mire te luftojme fort derisa te binden koktrashet qe ketu nuk eshte Pakistan se sa te na i ndreqi punet sulltani. Ti nderkohe ngrije menderen nga Dajti dhe leri shqiptaret ne punet e tyre.

  3. Fredi says:

    Rrrspekte per myftiun e Tiranes , un jam ateist por ne kte rast e rrespektoj mendimin e myftiut esht mendim perparimtar nje myfti qe kritikon ekstremistet dhe i jep rrug familjes shendosh SHQIPTARE dhe dijes ne kte vend , kjo me ben te kem rrespekt per myftiun , rrespekte , detyra e xhamis dhe kishes esht te bejn moral per nje jet te moralshme korrekte natyrale te besimtarve dhe popullit te vet , dhe ti sherbejn komunitetit duke i ushqyer dashurin ndaj vendit atdheut dhe ndaj shkolles dhe dashuris midis njeri tjetrit , keshtu xhamia dhe kisha do jen me te dashur per komunitetet perkatse , keshtu mendoj un.

  4. Ylli says:

    Bravo Ylli Gurra!

  5. Populli nuk ha bar says:

    ne keto kohera te veshtira,, shume prinder kane frike ti cojne femijet ne shkolle se mos i perdhunoje mesuesi ose roja i shkolles ose dhe shoket e klases, prandaj ketyre prinderve ju eshte futur frika ne palce nga keto sjellje te cmendura qe po degjojne dhe shikojne, ketu nuk eshte faji i prinderve por i qeverisjes se keqe dhe shoqeria duhet te ngrihet ne kembe dhe te reflektoje me urgjence, se me keto ritme te frikshme shume shpejt po ju vjen rradhe dhe tek femijet tuaj o popull dele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje