Armina Mevlani ka festuar dje 29-vjetorin e lindjes.
Ajo e ka kaluar këtë ditë mes urimesh të shumta dhe tufa lulesh ku disa prej tyre i publikoi në rrjetet sociale.
“Binjakë nga të dyja anët! 6 qershori është datë e veçantë që Zoti vendosi të më sillte në këtë botë dhe më dha mundësinë të bëja këtë jetë.
Falënderoj Zotin për jetën time, gjithashtu falënderoj të gjithë njerëzit që më bëjnë të ndihem kaq e veçantë jo vetëm në ditëlindjen time, por edhe në jetën time të përditshme.
Mund të them që ndihem e bekuar çdo ditë! Faleminderit, Faleminderit, Faleminderit”, shkruajti ajo në rrjetet sociale.
Sakaq, dje Policia i hoqi patentën Shkëlzen Berishës, të fejuarit të Arminës. Mesa duket ai po nxitonte për të shkruar pranë të fejuarës dhe të festonin së bashku. (TemA)
Armina Mevlani dhe Olta Gixhari
Armina Mevlani
Armina Mevlani