Kryemadhi, "ultimatum" kreut të PD: Rama me Bashën do takohet vetëm në kutinë e votimit! Iluminuam faktorin ndërkombëtar

9 Qershor 2020, 22:51Politika TEMA

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shprehet se kryeministri Rama sa herë është keq bën ftesa për tryezë me opozitën.

Në emisionin “Real Story”, Kryemadhi tha se s’ka më kohë që Rama e Basha të takohen në tavolinë por do të takohen në kutinë e votimit.

“Zoti Rama sa herë është keq bën ftesa për tryezë. Këshilli Politik për Reformën s’ka nevojë as për Ramën e as për Bashën.

Janë përfaqësuesit atje. Pikat e tjera të marrëveshjes që lidhen me shit-blerjen e votës etj, do të vazhdojnë të diskutohen.

Sot nuk ke më kohë për tu ulur me zotin Rama në tavolinë sepse edhe zoti Basha e ka bërë të qartë. Tashmë ata të dy takohen në kutinë e votimit dhe s’kanë pse takohen në tavolinë. Sjellja fyese e Ramës ka prerë çdo urë komunikimi”, tha Kryemadhi.

Më tej, duke ju referuar disa veprimeve drastike të opozitës siç ishte djegia e mandateve, kryetarja e LSI tha “Sjellja e opozitës ka pasur kosto personale për drejtuesit e saj por thyeu disa tabu. Vendimet tona që mund të quhen si arbitrare, sot tregojnë se kemi pasur të drejtë.”

“Ne kemi arritur në një fitore në iluminimin e faktorit ndërkombëtar. Ne jemi një pikë në oqeanin e tyre, ndonjëherë të nevojshëm si xhepa për të shkarkuar ndonjë problem që kanë, si me emigrantët.

Kur gjërat bëhen më prezente, më flagrane si me teatrin fillojnë edhe të tjerët lëvizin. Lëvizin pak më vonë këtu te ne se jemi vend i vogël…ndërkombëtarët kanë qënë ata që i thoshin vazhdo Ramës, kanë qënë muri kinez…ky mur u shemb për të ruajtur ata themelet e veta në vazhdimësi, nuk janë budallenja ata”,- tha Kryemadhi.

1 komente në “Kryemadhi, “ultimatum” kreut të PD: Rama me Bashën do takohet vetëm në kutinë e votimit! Iluminuam faktorin ndërkombëtar”

  1. kasemi says:

    Mire se basha u perfaqesoka nga mona por likja nga kush perfaqesohet, nga ish deputetkat e lesh e lise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje