Një nga autobusët e linjës së “Kombinatit” ka shërbyer sot ( e mërkurë) si test nga shoqatat e transportit publik për të vërtetuar se vendimi i qeverisë për ti dhënë dritën jeshile rinisjes nga puna të sektorit me 70% kapacitet, është rrezik, veçanërisht në situatën aktuale ku çdo ditë po shtohen numrat e të infektuarëve me koronavirusin e ri.
Prandaj shoqatat kërkojnë rishikim të kapacitetit të lejuar dhe mbështetje të sektorit sepse ndryshe data 15 qershor nuk do të jetë dita kur transporti publik do të nisë nga puna.
“Ne nuk nisim në datën 15 qershor pa plotësimin e kushteve të kërkuara. Falenderojmë qeverinë për dy pikat e realizuara, por ato ndihmojnë, nuk mbështesin sektorin të mbijetojë. Ne rrezikojmë të bëhemi vendi i parë në rajon dhe botë pa transport publik”- është shprehur Rixhin Qoshja në protestë, kreu i shoqatës Kombëtare të Transportit Urban.
Kërkesat e shoqatave mbeten të njëjtat që në krye të herës;
1. Heqja e akcizës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit
2. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20%-0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% si sektori i hoteleri turizmit
3. Rimbursimi i kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese
4. Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
Pasi protestuan siç kishin lajmëruar një ditë më parë, shoqatat e transprotit publik si ajo e urbanëve dhe ndërqytetase me pankarta që rishprehnin hapur çfarë kanë kërkuar gjithë këtë përiudhë dhe ripropozuar jo më larg se dje qeverisë për mbështetje të transportit, pjesëmarrësit kanë marshuar drejt stacionit të autobusëve për të bërë demonstrimin sipas protokollit të vendosur anti Covid-19.
Pavarësisht se protesta ishte paralajmëruar dhe ishte marrë leje në autoritetet policore sipas ligjit, ka patur një incident mes një polici dhe shoferit ku është tentuar ti hiqet patenta këtij të fundit.
Sipas kreut të shoqatës Transporti Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve, Eneo Sulejmanaj, “nuk e kuptuam incidentin, por e rëndësishme është që u zgjidh paqësisht”.
Shoqatat këmbëngulin se “gjendja ekonomike e shqiptarëve është e rëndë për të përballuar rritjen e biletës dhe ne nuk kemi pretenduar në asnjë moment dhe nuk pretendojmë të rrisim çmimin e biletës. Kërkojmë një paketë të plotë mbështetëse”- u shpreh ” Sulejmanaj.
Rixhin Qoshja i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë seriozisht kërkesat e transportit, se përndryshe do të vendosin që të mos nisin nga puna pa afat duke përshkallëzuar protestën. (Gazeta “Si”)
Shqiperia ska tren,metro,tram,tralejbus….asgje….vetem ca bus te lodhur
Po mire, keta qe bejne kerkesa qeverise qe te mos marri taksa e tvsh, e dine se qeveria ne sistemin tone buxhetin me keto e ka? Keta duan kapitalizem me ligjet e socializmit. vetem ne socializem nuk kishte taksa, spitale falas, shkolla falas, per ata qe merrnin me pak se 2 mije leke ne muaj per fryme, ishte dhe shkolla profesionale dhe universiteti falas. Prandaj une nuk i kuptoj kerkesat e ketyre; dhe privat dhe kolektiv! Pastaj fillojne e ulurijne, eshte i ulet buxheti, u rrit kufiri s’ka drita, uje dhe rruge, s’ka hotele per prostitucion etj, u rrit çmimi, oferta u rrit, kerkesa ra e anasjelltas. Ka njerez me gramatike dhe arithemtike te mesuar tek ata qe bejne kerkesat dhe plus me mendje inteligjente se ç’do behet per te tjeret apo vetem per vete?