Eksperti amerikan tjetër paralajmërim për koronavirusin: Për 4 muaj shkatërroi gjithë botën, nuk ka përfunduar ende

10 Qershor 2020, 08:22Sociale TEMA

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci ka thënë se pandemia me koronavirus nuk “ka përfunduar ende”, duke e pershkruar ate si “ankthin më të keq”.

“Në një periudhë prej katër muajsh ka shkatërruar gjithë botën”, ka thënë ai në një konferencë.

“Miliona e miliona njerëz janë infektuar në gjithë botën. Kjo konsiderohet të ketë ndodhur në periudhë shumë të shkurtër”.

Eksperti i Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, i ka bërë këto komente në një konferencë të organizuar nga Organizata për Bioteknologji Inovative.

Mirëpo pavarësisht pse ka pranuar se është befasuar nga shpejtësia e përhapjes së virusit, ai ka thënë se është i bindur që vaksina do të gjendet.

Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoriteet amerikane kanë regjistuar mbi 1.9 milion persona të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre, mbi 100,000 pacientë kanë vdekur. Rel

1 komente në “Eksperti amerikan tjetër paralajmërim për koronavirusin: Për 4 muaj shkatërroi gjithë botën, nuk ka përfunduar ende”

  1. gjergji says:

    Deri sa kemi Sazan Gurin ne nuk pyesim per korona virusin C-19.Rrofshin injorantet budallej qe nuk mungojne e jane me shumice ne Shqiperi megjithese midis tyre (edhe me grada shkencore ?) e sfidojne “mrekullisht” infeksionin me korona virusin C-19.Vertet jane “trima” kto budallej,kur gjithe bota shkencore e kur investimet per te gjetur vaksinen apo ilacin ANTIVIRUS KORONA c-19 jane ne shifra te pallogariteshme per te shpetuar njerezimin.Un nuk di di se cfar te them e si ta spjegoj ket sfide te budallenjeve me shumice te nje populli nder me injorantet e te papergjegjeshmit ne bote ndaj shkences botrore e kerkesave e udhezimeve te saj.Tani e kuptoj E.Ramen pse aq shume shqetesohet,Ai e dine se me cfar mileti ka te bej!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje