Shtimi i numrit të të infektuarve, mjekët përsërisin apelin: Mos çoni dëm sakrificën, respektoni masat

9 Qershor 2020, 17:06Sociale TEMA

Në ditën me numrin më të lartë të rasteve të reja, mjekët infeksionistë dhe Ministrja e Shëndetësisë i kanë bërë thirrje popullatës të vijojnë respektimin e masave dhe distancimit fizik.

Ata theksojnë se mungesa e kujdesit nga ana e qytetarëve ka rritur jo vetëm të prekurit, por edhe shtrimet në shërbimin infektiv.

Mjekët kanë dhënë dhe lajmin e mirë se një pacient 71-vjeçar ka dalë nga intubimi. “Si shefe e shërbimit, duke qëndruar ditë dhe natë me pacientët, ju informoj se numri i personave është shtuar gjatë tre katër ditëve të fundit”, shprehet Najada Çomo, shefe e Infektivit.

“Njerëzit nuk duhet ta ulin vëmendjen ndaj përkujdesit ndaj vetes, të sjelljes. Të mos harrojmë normat e fituara gjatë vetëizolimit”, thotë Tritan Kalo.

1 komente në “Shtimi i numrit të të infektuarve, mjekët përsërisin apelin: Mos çoni dëm sakrificën, respektoni masat”

  1. Adi says:

    Me fal po shumica e rasteve te reja e kane burimin ne QSUT dhe qendrem shendetesore! Ndoshta kete apel duhet t’ia beni kolegeve se berberi te lagjja ime perdor maske ndersa mjeket ne urgjence pertojne ta vene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje