Zaida Çobo: Do më pëlqente të punoja si police me Ardi Veliun

9 Qershor 2020, 14:52Sociale TEMA

Mamaja e djalit të dhunuar nga policia Zaida Çobo foli sërish rreth takimit me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Zaida tregoi se pavarësisht problemeve që ka patur së fundmi me policinë, ajo sërish dëshiron që të jetë pjesë e Policisë së Shtetit.

“E kam takuar edhe më parë Ardi Veliun, pasi kam shkuar kohë më parë të ankohesha se nuk fitova një konkurs për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Do më pëlqente që të isha pjesë e Policisë dhe të punoja me Ardi Veliu”, tha Çobo ndër të tjera.

Ndërsa për takimin me Veliun, Zaida tha se “ndjesa e tij i është dukur e vërtetë dhe se nuk ka zgjatur shumë”. “Më kërkoi ndjesë dhe nuk e pyeta se përse e bëri një gjë të tillë. Ende nuk e kam tërhequr padinë, është akoma çështje pezull. Ndërsa në lidhje me çështjen e djalit që ma dhunuan policët, i kam thënë edhe Ardi Veliut që do e dërgoj deri në fund”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje