Rritet frikshëm numri i të infektuarve në Shqipëri, 36 raste vetëm në 24 orët e fundit. Tirana, vatra kryesore

9 Qershor 2020, 11:09Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se situata e Covid 19 është përkeqësuar, pasi rastet janë shtuar.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 36 raste ku 27 raste i përkasin Tiranës, ndërsa  4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

“Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë.

Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit.

Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.“- thotë Silva Bino.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste.

Deklarata e Ministrisë:

Situata e Covid 19 është përkeqësuar, rastet janë shtuar dhe sot kemi 36 raste ku 27 raste i përkasin Tiranës.

Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.

Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.

Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim.

Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Kjo kërkon që ne të jemi të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund.

Gjithsesi kemi akoma lajme të mira, ku 15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar ne 960 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste.

Prandaj të punojmë të gjithë së bashku në mënyrë që ta ulim këtë numër rastesh ashtu siç e kishim në një shifror. Kjo kërkon përgjegjshmërinë e të gjithëve, kërkon përgjegjshmërinë tonë por edhe të qytetarëve të cilët duhet të na ndihmojnë me sjelljen e tyre.

COVID-19 – Statistika (9 Qershor 2020)

Testime totale 18960
Testime molekulare 16716
Testime serologjike 2244
Raste pozitive 1299
Raste të shëruara 960
Raste Aktive 305

Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 204
Shkodër 29
Krujë 24
Kamëz 19
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 4
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1

(TemA)

6 komente në “Rritet frikshëm numri i të infektuarve në Shqipëri, 36 raste vetëm në 24 orët e fundit. Tirana, vatra kryesore”

  1. Dibra modhe says:

    Po mi putane e ndyre po. Ke marre urdher dhe ti nga edi rama per te ngujuar popullin qe te na detyroni te bejme vaksinen me dhune. Vaksinen e bill Gates qe te modifikon ARN tende. Te na beni skllever modern. Moj bushter e ndyre bashke me ate kelyshin e sorosit edi ramen.
    Per cfare shkoi edi rama me avion privat jashte shtetit, per ta bere Shqiperine si maqedonine.
    O popull kjo eshte PLANDEMI keta duan te na bejne skllever me ane te teknologjise 5G. O do behemi sufllaqexhinj te partive politike ose do marrim fatet tona ne doren tone.
    Kjo eshte lufte per kete a vdekje.
    NGORDHJE KOMUNISTEVE
    NGORDHJE KABALES
    NGORDHJE ILLUMINATIT
    NGORDHJE RILINDJES SE EDI RAMES
    NGORDHJE SOROSIT

  2. Edi says:

    Papergjegjshmeri per jeten ,per familjen ,injorance ,por dhe shteti as kontrollon me ne supermarkete sheiteset pa maska ,kamarieret pa maska ,ne vendet e punes po ashtu .,sepse ketu nuk duhet lene ne dore te punedhenesve ,pasi dihet sa
    papergjegjshmeri ka. .Sa me te lodhur nga ana mendore te jene njerzit aq me te veshtire e kane pershtatjen me situaten e re.,per fat te keq jemi te rrezikuar qe nga burri i papergjegjshem qe shume nga ne e kane ne shtepi dhe nga papergjegjshmeria qe ndeshim kudo.

  3. XXXL says:

    Ti Dibra e madhe e paske vrimën e madhe dhe për ta mbush dashke rroçkë të madhe

  4. Nevzati says:

    Tamam nga Dibra qenke atje mund te lindin keto ide idiote, haha Billi Gate, Soros, cipera etj.

  5. Olimpia says:

    Injoranca vret.Injorantet marrin pjese ne mitingjet e kriminelit Berisha. (teatri),injorantet shkojne ne bare,restaurante,vende publike dhe zgerdhihen si idiote perballe njeri tjetrit pa maska,injorantet bejne festa,dasma,fejesa,njesoj si parapandemise,,injorantet thone qe nuk ka virus por eshte Gates qe kerkon tu vere njerezve mikrocipe,injorantet edhe ne organet shteterore mendojne se erdhi koha te japim lirine,,,per cfare ???per tu infektuar,injorantet punedhenes nuk zbatojne masa mbrojtese duke menduar vetem fitimin,injorantet shkojne tek tregu dhe nuk mbajne distance por ja shtrojne muhabetit ,injorantet edhe ne kuvend ,ne programet TV,ne njgjarje zyrtare shkojne pa maska,te veshur shik,me fuori strada luksoze…e keshtu me radhe…Gjeniali Einstein kishte frike vetem nga injoranca…

  6. gjergji says:

    Bravo qeveria,bravo kryeminister, bravo ekipet mjeksore.Punen tuaj e keni bere shkelqyshem.Gjithecka tani eshte nen pergjegjesin e cdo njeriu.Do te semuret,le te smuret e ashtu si cdo vend ne bote duhet ta hedhes ne gjygj ate qe te infekton me KORONAVIRUSIN.Ai person nuk zbaton rregullat ,perse te spitalohet e perse mua ai te me rezikoj jeten?Dibra e madhe a je ne terezi mor torollak.GJITHE BOTA PO INVESTON PER VAKSINEN jo pak por 1000.000.000 euro se gjithe prodhimi vjetor I Dibres e nja 100here prodhimi vjeror shqiptar pra me teper se 110 milliard euro e nje zog gomari tipik katundar tropojan apo kuksian nuk besoj se dibran “ben lidhjen shkencore” midis rrjetit 5G e virusit korona C-19.AI QE KA SHKRUAR NE nen emrin Dibra e madhe o eshte activist o titular I PD e cila historikisht shkatrroj gjithecka ne Shqiperi.Nuk ka fabrike e hekurudhe ne kambe, te gjithe u shkatrruan u vodhen deri sa traversat e trinity u shiten per skrap ne Mal te ZI.Kombinati I drunit ne Shkoder beri rreth 10 vjet te ndertohet e vetem nje jave te vidhet e te shkatrrohet totalish sa as gjurme nuk ka ma.Nje ndryshim ka midis demokrateve qe vetem shkatrruan gjithcka e vodhen gjithecka e komunistave qe vertete vrane por ndertuan pa pushim gjithecka qe munden. Sot paria e PD kan vila e pasuri te pafundemem,bllokmenet nuk kishin e nuk trashiguan as nje meter toke e jo ma shtepi e vila ne qytet e bregdet e pare pa fund.Nuk do I falet asnjehere gabimi madhor I PD ne vjedhjet e grabitjet masive te tokave nga ardhja(apo zbritja) masive e fshatarsis ne qytete e perrreth qyteteve kryesore te vendit e bashke me to edhe mentalitetin einjorancen totale te tyre ,tashme edhe percaktuese ne mjaft qytete vecanarisht ne Shkoder ku levizja demografike e shkatrroj at qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje