Lotaria amerikane: Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

8 Qershor 2020, 17:15Sociale TEMA

Pas shtyrjes së afateve me tre muaj për shkak të pandemisë, pardje (6 qershor) kanë dalë edhe përgjigjet për të gjithë aplikuesit e lotarisë amerikane.

Ndërkohë sot ka reaguar edhe ambasada e SHBA-së, duke dhënë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë aplikuesit.

Njoftimi i plotë i Ambasadës: 

Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online.

Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit.

 Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara.

Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje