Çdo 4 minuta një autobus, maskat me vete dhe kufizim i udhtëravëe: Si do të jetë transporti urban në Tiranë nga 15 qershori

8 Qershor 2020, 11:24Sociale TEMA

Blendi Gonxhe, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), zbuloi në “Dita jonë” në A2 se si do të jetë rikthimi i transportit rrugor për qytetarët shqiptarë në datën 15 qershor.

“Operatorët urbanë kanë bërë disa testime dhe simulime. Maskat do të jenë të detyruara në autobusë, por nuk do të jemi striktë deri në absurd.

Maskat mund të jenë edhe të bëra vetë, nuk duhet të shqetësohen qytetarët për të blerë maska speciale. Do të ketë edhe dezinfektime të autobusëve dhe këto kosto do të merren parasysh.

Po punojmë që para 15 qershorit të ketë një paketë shtesë për të mbështetur operatorët e transportit publik për shpenzimet plus që do të kenë”, shpjegoi Gonxhja.

Kur u pyet se çfarë do të ndryshojë për qytetarët përveç mbajtjes së maskave, Gonxhja sqaroi: “Është ngritur një “task forcë”, do të bashkojmë forcat me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për një kontroll më të madh në hyrjen e njerëzve në autobus.

Zgjidhja mund të jetë që biletat të priten jashtë autobusit, ndërsa brenda tij nuk duhet të ketë më shumë njerëz sesa 70% e kapacitetit.

Nuk këshillojmë që autobusët të përdoren nga të moshuarit. Por, nëse përdoren, nuk duhet t’u afrohemi dhe ata vetë nuk duhet të lejojnë njerëzit që t’u afrohen.

Gjithashtu, do të shtohet frekuenca e autobusëve, që të ketë çdo 4 minuta autobus. Njerëzit duhet të mësohen që nëse nuk hipin te një autobus sepse ka shumë njerëz brenda, do të vijë tjetri për 4 minuta”, tha ai.

1 komente në “Çdo 4 minuta një autobus, maskat me vete dhe kufizim i udhtëravëe: Si do të jetë transporti urban në Tiranë nga 15 qershori”

  1. Ilir says:

    Hiqini fare fatorinot si e ka bere gjithe bota. Madje bota ka hequr edhe parate dhe punon me nje karte qe e mbush te operatoret, te cilet mund te jene edhe shites ushqimesh, pra e ngarkon karten me para dhe vetem e prek ne autobuz. Per ata qe nuk kane patur mundesi te ngarkojne karten me kredite, mund te perdorin karten bankare, me te cilen prekin te njejten paisje ne autobuz. Nje karte e tille Oyster funksionon ne kete menyre per tansportin e Londres e vlefshme per autobuze e metro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje