Itali: 53 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

7 Qershor 2020, 18:42Sociale TEMA

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 53 persona si pasojë e COVID-19. Ndërkohë që 197 persona të tjerë janë infektuar me koronavirusin.

Në 11 krahina nuk pati asnjë viktimë në 24 orët e fundit.  Sot Italia në total regjistron 33 899 viktima e 234 998 të infektuar nga Covid 19.

Deri më sot në Itali janë 165 837 të shëruar e në 24 orët e fundit janë 759 të shëruar më shumë se një ditë më parë. Në struktura spitalore po kurohen 4864 pacientë e 287 në reparte të terapisë intensive.

Në rajonin e Lombardisë më i prekur nga pandemia janë shënuar 125 raste pozitive më shumë e 21 viktima nga koronavirus.

Deri më sot numri i viktimave në Lombardi është 16 270 e të infektuarit janë 90 195. Tamponë të kryera deri më sot në Itali rreth 4 milionë e 300 mijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje