VIDEO/ Kryeministri Rama ndan historinë e suksesit që në mëngjes: Me një puthje duarsh për emigrantin përmetar

10 Qershor 2020, 08:41Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një histori suksesi.

Një emigrant përmetar u kthye në vendlindje sëbashku me bashkëshorten e tij italiane dhe bëri një investim fitimprurës në qendër të zonës historike të Përmetit.

“MIRËMËNGJES

me një puthje duarsh për Arbri Gogën, emigrantin përmetar që u kthye nga Italia bashkë me nusen italiane dhe një rrënojë në qendër të zonës historike të Përmetit, e ktheu në qendrën e gravitetit të projektit tonë për Rilindjen e asaj zone të vjetër e të harruar për shumë dekada, duke treguar me këtë vepër kaq të bukur se kush do dhe di, me punë e me durim, ia del të bëjë sukses e të nxjerrë fitim edhe aty ku duket e pamundur

#RESPEKT

https://villapermet.com/en/home-3/”, shkruan kryeministri Rama.

1 komente në “VIDEO/ Kryeministri Rama ndan historinë e suksesit që në mëngjes: Me një puthje duarsh për emigrantin përmetar”

  1. uskania says:

    Zhvillimi, mirësia dhe bukuria e kanë temelin tek PUNA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje