Blerja me vlerë 300 milionë paund e klubit të Njukasëll nga ana e investitorëve nga Arabia Saudite është vënë seriozisht në dyshim, pasi marrëveshja nuk ka kaluar akoma në “sitat” e Premier League.
“The Mirror” raporton se liga angleze po heziton në dhënien e dritës jeshile ndaj princit arab për shkak se këta të fundit dyshohet se kanë transmetuar ndeshje në mënyrë ilegale, duke i kushtuar partnerëve miliarda dollarë humbje.
Drejtuesit aktualë të Njukasëll kanë rënë dakord për të shitur aksionet te fondi arab, që kryesohet nga princi, Mohamed bin Salman.
Ata kanë bërë të ditur se menjëherë sapo të marrin pronësinë e klubit do të nisin një revulucion për ta ngritur Njukasëll në majat e futbollit europian.