Ronaldo apo Messi? Futbollisti më i pasur në botë është nja anonim, që merr dyfishin e tyre

10 Qershor 2020, 09:54Sport TEMA

Shndërrimi i futbollit të industri, ka bërë që të ketë milionerë dhe ndër yje me emër.

Ronaldo, Messi apo Neymar, janë disa prej tyre, të cilët do i kishin zili ata që e luajtën si ata dekada më parë, qenë po kaq të famshëm, por jo me të ardhurat e tyre.

Po cili është futbollist që jo fiton më tepër, por që zotëron më tepër pasuri. Jo, s’është asnjëri nga emrat e mësipërm.

Më i pasuri, ose ndryshe më zengini, me shumë më tepër pasuri se Ronaldo dhe Messi, është një futbollst që askush s’e ka dëgjuar emrin e tij, madje është dhe në stol të rezervave me klubin që luan.

Bëhet fjalë për kapitenin e Kombëtares së Bruneit, Faiqu Bolkiah, 22 vjeç.

Bolkiah është anëtar i Leicester, por ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin e parë.

Jashtë fushës, ai është djali i princit të Bruneit, Jefri Bolkiah dhe një kushëri i sulltanit të Bruneit dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, Hassanal Bolkiah, i cili i ka lënë atij 20 miliardë dollarë me dëshirën e tij.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është i dyti në listën e futbollistëve më të pasur me 450 milion dollarë, ose 50 milion më shumë sesa ka ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Pasuria e boshnjako-suedezit Zlatan Ibrahimoviç vlerësohet në 190 milion dollarë, i ndjekur nga braziliani Neymar me 185, dhe i gjashti është anglezi Wayne Rooney me 160 milion dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje