Rrëfimi i Halilit/ Dyshime për tolerime, problemi i Imamit e refuzimi i Memës: Stadium i ri dhe Muçin e shesim shtrenjtë

9 Qershor 2020, 12:05Sport TEMA

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka deklaruar sot se skuadra e tij është tradhëtuar nga futbollistë të veçantë në vitin që ra nga kategoria. Në “Procesi Sportiv” ai nuk ngurroi të lëshonte këto akuza të rënda ndaj ish-lojtarëve që kishin bardheblutë në atë vit.

“Financat nuk u kanë munguar kurrë futbollistëve. Ne kemi pasur borxhe të trashëguara të cilat janë edhe 390 mijë euro të tjera për të bërë 0. Ka qenë sakrificë shumë e madhe dhe jemi përfolur shumë. Unë do të thosha që rënia, fakti është që ka qenë një mirëorganizim, por kam pasur lojtarë nga brenda skuadrës që më kanë tradhëtuar. Ka pasur futbollistë të cilët bënin pushime dhe ne vazhdonim fazën përgatitore, e ata bënin pushime në plazh. Ka qenë mangësi e imja.

Ka qenë një gjyqtar në FSHF që merrte vendime, ka qenë njeriu që ka sakatuar klubin e Tiranës, i ka dhënë procese sportive kundër, ka qenë e bardhe dhe e ka bërë të zezë. Ka futbollistë që janë ndikuar nga jashtë për të dëmtuar klubin, sot vazhdojnë e thonë jemi tifozë me Trianën. Nga kush janë ndikuar e pse, do ta gjykojë koha”, tha Halili.

Tamponët – “Kur vajtëm në Ballsh kishim të dhëna shumë të sakta që futbollistët e Bylisit kishin bërë tamponin dhe kishin dale në rregull. Pas kësaj ishim të qetë, lojtarët nuk kishin probleme, zbatuam rregullat, ia kaluam mirë. Pas dy ditësh na thanë më datë 7 do i bëni edhe ju, na e tha Ministria, edhe nga FSHF ishin njoftuar. Vendosëm t’i bëjmë, caktuam një orë meqë me 7 ishim në ndeshje. I falënderojmë që çdo gjë vajti mirë, ishte fat për ne që nuk u prek futboli dhe është mirë që futbolli të vazhdojë deri në fund”.

Suksesi i Tiranës – “Gjithçka fillon nga merkato dhe iniciatori kryesor ishte trjneri Mema. Ai njihte dhe kishte punuar punuar me Torasa, Kale e Batah, gjatë kësaj kohe ka punuar edhe stafi i klubit. U vendos menjëherë që të merreshin këto futbollistë dhe fati ishte që vendosëm të bënim merkato edhe pse nuk merrnim pjesë në Kupat e Europës. Nuk jemi vonuar, kemi pasur akord brenda dy ditësh, nuk kundërshtuam sa i përket çështjes financiare. Nuk u zgjatëm shuëm dhe ky ka qenë çelësi i suksesit sa I përket zgjedhjes së futbollistëve që sot janë në fushë”.

Ndryshimi nga Mema te Egbo – “Në hapat e pare, kur Torasa ka rdhur te ne, vetë trajenri Mema thoshte nuk më kënaq, nuk është ku duhet. Ndoshta duheshin pak javë që të vinte në formë, por për mua fakti është që në momentin kur u dëmtua Hasani, ai luajti në atë pozicion dhe një nga pikat e suksesit ishte se pas gjithë këtyra gjërave u vendosën pikat mbi i, u vendosën lojtarët në pozicionet e tyre. Unë gjej rastin të falënderoj Memën, se thuajse 30% e ka zgjedhur ai të elementëve që kemi.

Pastaj gjatë kohës trajneri do të dijë ku ka pasur problemet, janë futbollistë që tani nuk janë te ne, zgjedhja e tyre ndoshta ka qenë gabim në formacion. Rezultatet janë të thjeshta, sot Egbo ka 16 ndeshje, 15 fitore e 1 barazim, kurse Ardi bashkë me julin kanë 16 ndehsje por rezultatet janë shumë të dobëta.

Kishim Eni Imamin në formacion. Pas nëj mungese të gjatë për sëmundje të rëndë kthehet Genti, nga dita që Genti erdhi ishte fati i tij dhe klubit, është meritë e gjithë grupit. Kam dëgjuar për klubin e Kukësit që ka më të mirët, por sulmi ynë është më shumë i rrezikshëm. Po jap përgjigjen e Gjirokastrës e Ballshit, apo ndeshjeve që do të vijnë. Kam dëgjuar deklaratat e Gjicit dhe po i përgjigjem. Skuadra lufton për topin e parë me një grintë të jashtëzakonshme. Çrfarë mund të thuash për Torasën e Kobina? Ngo ka dhënë 11 asiste, 7 ka dhënë Abazaj, 7 Kale e 7 Kobina. FatiiI madh është stoli, që përkrah formacionin edhe pse nuk luajnë”.

Prapaskenat e derbit të klthesës – “Në këtë ndeshje kam vendosur të flas para lojtarëve atë që thotë shpirti. U thashë jam shumë i mërzitur me ju por sot kam vendosur premio, Vendosa t’u jepja 3 milionë për kokë çdo titullari, vendosëm një premio që vendosen vetëm për Kupat e Europës, thashë që të mos më ngelë gjë pishman. Në momentin që u vendos them që është edhe diçka tjetër se kur e marrin thonë pse të mos e marr përsëri. I kam motivuar edhe më shumë. Trajneri Egbo, mund të them se po thyen rekorde, kur jam takuar i kam thënë të lutem merre skuadrën se nuk kemi çafrë do të bëjmë brenda këtyre ditëve. Kam qëndruar me Ard Memën 48 orë duke folur me të, kemi qëndruar shumë, ka ardhur edhe Egbo, jemi takuar me të gjithë, me Xhafën dhe I kam thënë merre se çdo gjë do të shkojë mbi mua, do të thonë si të hoqi e të mori prapë. Largimi është bërë me marrëveshje, ishte tensionuar Ardi e nuk kishte besim. E ftova ta merrte skuadrën, nëse humbin do të më shajnë mua, nëse fitojmë  do thonë e largoi ai. Nuk ra dakord e i thashë Egbosë drejtojë. Tha këtë ndeshje e marr unë përsiper, në bisedën me Egbo tha do i çoj në pozicione e tyre. Nuk e pyeta për sulmin, se do thoshte ndonjëri pyeti për djalin. Mua më intereson klubi dhe ajo skuadër që u vendos atë ditë, ajo vazhdon të luajë hap pas hapi dhe po marrirn fitore”.

Vazhdimësia e Egbo – “Egbo është njeri i mirë, ka bërë punë të mire. Ne fitojmë e ecim përpara, kam besim që do të jetë në drejtim të skuadrës. I falënderoj të mëparshmit, meritat janë të jashtëzakonshme sa i përket zgjedhjes së elementit, por ai zgjodhi të duhurit aty ku kanë dhënë më shumë se çdo lojtar tjetër. Ardin sa herë e takoja më thoshte po më shqetëson Imami, pastaj e shihja në formacion. I thosha pot ë solli shqetësim, largoje nga ekipi, të marrim masa. Ardi është shumë i butë, unë jam shumë tolerant e kam humbur shumë gjëra. Starova është nxituar në drejtim të Egbo, licencën muk e ka për trajner portierësh e ka për të drejtuar skuadër. Por ai ka punuar me passion te skuadra. I uroj suksese Egbo e gjithë skuadrës që po ecën në rrugë të mbarë”.

Licencimi në Europë – “Ne kemi punuar si klub ne bashkëpunim me Federatën, një grup pune ka rreth katër muaj që ka filluar kjo punë, di që të tre kriteret i kemi plotësuar. Kriteri kryesor është financiar. Kanë përfituar pa ndërhyrje të askujt, e kanë pritur shumë njerëz moslicencimin, do ta thotë federata, ne e kemi përgjigjen tonë, nuk kam pse e them. Kemi plotësuar kriteret, përfitoj nga rasti e falënderoj Drejtorinë e Tatimeve e Borxheve, kam qenë i gatshëm të paguajmë këtë shumë, në ato ditë ka qenë shumë e majmë, po të kishim mundësi më shuëm do të paguanim se zerojmë broxhin e klubit. Përfitoj nga rasti të them që me rastin e 100 vjetorit ta çojmë drejt zeros, menjëherë do të ketë një shkrim për çfarë do të bëjmë dhe shpresojmë ta zerojmë në fund. Unë këtë licencimin e kam kaluar vit pas viti, herë i licenuar e herë jo, e dëmton garën. Ndoshta federata e ka për detyrë të njoftojë UEFA-n, ndoshta për të mos dëmtuar e kanë menduar ta mbajnë të fshehtë. Unë them do të jemi në Europë, do të marrim pjesë”.

Ofertat për Muçin – “Oferta konkrete kemi vetëm për Muçin, që ështe mjaft e mire. Jemi të gatshëm dhe kemi rënë dakord që kur propozimi i tyre të vinte zyrtar, do ta japim për të luajtur jashtë Shqipërisë. Vlera mund të jetë që kalon 500 mijë euro”.

Rindërtimi i stadiumit – “Është diçka që pak a shumë atë projekt do ta prezantojmë në planin e 100-vjetorit, të themi ky është ai projekt që kemi në mendje, Pastaj kuptohet që për këtë projekt, ai do një miratim instancash më të larta dhe do të biseojmë me bashknë. Ai ëhst ënëj stadium pa pistë me 14 miëj vende dhe nuk ka kullë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje