Seria A, gjobë ose përjashtim për klubet që shkelin protokollin e masave higjienike

9 Qershor 2020, 09:56Sport TEMA

Zero tolerancë për personat apo klubet që do të shkelin protokollin e masave higjenike ndaj Covid-19. Federata Italiane e Futbollit (FIGC) është e qartë në komunikimin e saj, ndërsa do të ndëshkojë rëndë skuadrat që do të thyejnë rregullat e paracaktuara.

Nga gjoba financiare deri tek përjashtim nga kampionati për sezonin 2019-2020. Ky do të jetë dënimi në Itali, i cili do të jepet në bazë të riskut që shkelja do të ketë për shëndetin e një futbollisti, ekipi, arbitri, apo kujtdo që do t’i ekspozohet virusit.

31 inspektorë të higjienës, të caktuar nga Këshilli Federal, do të jenë duke mbikqyrur kampionatin italian të futbollit deri në përfundimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje