Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, aludon se Tirana ka ardhur me ndihma apo me tolerime nga kundërshtarët e tij deri në këtë pikë të sezonit ku po i afrohet shumë titullit kampion. Drejtuesi i verilindorëve në “Neës 24” ka hedhur dyshime sidomos mbi dy kundërshtarë të kësaj skuadre, Luftëtarin e Bylisin, të cilët u mposhtën shumë lehtë nga bardheblutë ndërsa i bënin rezistencë Kukësit e skuadrave të tjera.
“Në po fitojmë ndeshjet e radhës, ajo që mendoj është të fitojmë ndeshjet një pas një dhe në fund bëhen bilancet. Edhe pse Tirana kuptohet që është 9 pikë larg, janë shumë por jo edhe shumë se kemi edhe 8 ndeshje të tjera në lojë. Do ia lëmë fushës. Ne, ekipi, stafi e klubi do të bëjmë gjithçka që të fitojmë të gjitha ndeshjet, pastaj ia lëmë bilancin në fund kush do të jetë ekipi kampion.
Premio për rivalët e Tiranës? Kjo është punë parash. Klubi dhe Nexhipi po patën para ‘ua japing.
Realisht ndeshja Bylis-Triana dhe Luftëtari sot me Tiranën më kanë bërë përshtypje. Me Bylisin e pashë deri diku dhe pashë një Bylis të çakorduar. Luftëtari ndryshe e luante ndeshjen me ne dhe g ndryshe me Tiranën në shtëpi. Nëse ka një konkurrencë të ndershme, duhet që të luajnë njëlloj si me Kukësin, ashtu edhe me Tiranën.
Më bëri përshtypje Bylisi se nuk e prisja, ishte në atë hall e gjendje. Janë punët e tyre, unë nuk futem në ato, por nuk është e drejtë.
Nuk them që ka pasur aleanca Tirana, por edhe pa aleanca nuk ka mbërritur këtu. Unë them që Bylisi e Luftëtari meë çuditën, se me Luftëtarin luajtëm ne e na vendosi në vështirësi të jashtëzakonshme.
Nuk jam kundër që të jepet premio që një ekip të luajë kundë ekipit tjetër. Por çfarë të them për Bylisin dhe Luftëtarin që nuk luajnë brenda ndaj Tiranës? Duhet ta theksoja që nuk është normale në këtë situate.
Partizani? Nuk mund të ndodhë që një ekip kampion të shkojë në fund të tabelës e rrezikojë, Ndofta ka pasur probleme në menaxhim, ndoshta probleme të tjera, nuk futemi te punët e brendshme të Partizanit, por është e palogjikshme që me ato lojtarë të rrezikosh daljen nga kategoria, është e palogjikshme.
Kupa nuk do ta shpëtonte sezonin tonë, edhe nuk duam ta lëshojmë Kupën. Ndaj dua t’i paralajmëroj lojtarët dhe ekipin që Apolonia ka nja skuadër shumë të mirë”, tha Gjici.