Partizani për faqe të zezë ndaj Kukësi, Tirana marshon drejt titullit

7 Qershor 2020, 19:14Sport TEMA

Tirana nuk di të ndalet dhe duket se tashmë titulli është kthyer thjesht çështje matematikore… Skuadra e drejtuar nga Egbo ka shënuar plot pesë gola në Gjirokastër, duke e kthyer në stërvitje me bluzinjtë.

Pas golit të Vangjelit në minutën e 3’-të, kanë shënuar më pas edhe Cobinnah, Hasani, Batha dhe Dunga, teksa janë gabuar edhe dy penallti, me Ngoo dhe Halili.

Skuadra bardheblu arrin fitoren e 18-të në 28 ndeshje, me një sulm të frikshëm prej 56 golash të shënuar dhe vetëm 26 të pësuar.

Ndjek Kukësi dhe nuk humbet shpresat për titull, edhe pse diferenca me kreun është 9 pikë. Skuadra e Shehit dhuron spektakël në “Selman Stermasi” ndaj Partizanit të Sormanit, që tashmë do të duhet të matet mirë pasi ndodhet në zonën playout (vendi i tretë nga fundi).

Katastrofë ekipi kampion, që edhe pse e nisi mirë, u godit në fund të pjesës së parë nga Abazaj. Në pjesën e dytë, autogoli i Boldor dhe goli i Ethemit në të 62’ vulosën gjithçka.

Solomon realizoi golin e nderit, por thjesht sa për statistikë. Të kuqtë kolesionuan humbjen e 12-të në sezon dhe të pestën radhazi.

Fitore e jashtëzakonshme në një ndeshje spektakolare dhe ndër më të bukurat e kampionatit ajo e Laçit. Ndaj Vllaznisë, në derbin e veriut, ekipi kurbinas shënoi plot pesë herë, ndërsa deri në fund gjithçka ishte e hapur, pasi edhe kuqeblutë u përgjigjën me dy gola dhe qëndruan në garë deri në gjysmën e pjesës së dytë.

Bylis ia del në fund ndaj Teutës. Goxhaj në minutën e 92-të ka gjetur rrjetën ndaj durrsakëve, teksa ballshiotët rifuten në garë për zonën europiane. Skënderbeu gjithashtu vazhdon me rezultatet e mira dhe pas Partizanit mposht edhe Flamurtarin në Vlorë me golin e vetëm të Gripshit. Ekipi i drejtuar nga Daja ndodhet i treti, 3 pikë larg Kukësit.

3 komente në “Partizani për faqe të zezë ndaj Kukësi, Tirana marshon drejt titullit”

  1. serveti says:

    O zoti Fatjon , edhe sikur te PARTIZANI te vije Murinjo me 18 lojtaret me te mire ne bote , nuk ka per te fituar……Albert Xhani ka thene se po ta kisha mesuar me pare se ne shqiperi futbolli luhet jashte fushe , ekipi im nuk dilte nga kategorija…..Kete lloj futbolli luajne GJICI, HALILI , MUSABELLIU , LASKA dhe profesori me njolle europiane TAKIA,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

  2. Shefki Sheko says:

    Partizanit i rroft Erjon Braçe me Finon, Demin e Olsi Ramen qe ngjallen pak pastaj i vune zjarrin duke i dhene titullin nga kryeministria ne kurriz ze te tjereve. Tani eshte ne agoni, njesoj si morrat e kuq, e kane zene ethet si mallkim ndaj padtejtesive qe u beri korçareve duke shpifur ne UEFA per te shkateruar Skenderbeun. Edhe pas kesaj perseri korçaret jane te pampishtur jo si keta morrat me gjithe ate miun e Lozhanit.

  3. Shakohogjaj, D says:

    Nje Mero, dy Fatjone si burbone, as Braçe me Finon qe tu bashkohen edhe mbare demat çame nuk e ngjallin dot Partizanin ndaj lereni te shkoje ne Sharre se atje e ka vendin nga mekatete e spiunimit dhe shpifjes ndaj futbollit shqiptar ne europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje