Klaus Gjasula barazon rekordin historik (negativ)

6 Qershor 2020, 20:48Sport TEMA

16 kartonë të verdhë në një sezon të kampionatit gjerman, kur duhen edhe 4 ndeshje për të përfunduar.

Klaus Gjasula barazon rekordin historik të “djemve të këqij” në Bundesliga, pas kartonit të verdhë të marrë në minutën e 22-të të ndeshjes së kësaj të shtune kundër Leipzig.

Mesfushori shqiptar arriti kështu numrin e kartonëve të verdhë të marrë nga Tomaz Hajto në sezonin 1998/1999.

Në 28 maj Gjasula mori kartonin e 15, në ndeshjen kundër Augsburgut, duke munguar në takimin kundër Dortmund. Tani, me 4 ndeshje në dispozicion, shqiptari ka mundësinë të thyejë rekordin negativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje