Kanë dal përgjigjet e analizave të lojtarëve të Tiranës pas testimeve të koronavirusit të kryera mëngjesin e sotëm.
Asnjë futbollist i bardhebluve nuk ka rezultuar pozitiv, duke gëzuar të gjithë ambjentin bardheblu.
Testimet u kryen pas përballjes me Bylysin ku një lojtar i ekipit ballshiot rezultoi pozitiv me koronavirus.
Për këtë u kërkua testimi i gjithë ekipit të Tiranës, që do të presë e qetë duelin e nesërm kundër Luftëtarit. (TemA)