Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë sot një mesazh urimi për të gjithë komunitetin e futbollit dhe shoqërinë shqiptare me rastin e 90-vjetorit të krijimit të Federatës.
Presidenti Duka ka vlerësuar arritjet e lojës më të dashur për shqiptarët ndër vite, ndërsa ka bërë me dije se në këtë vit jubilar do të zhvillohen shumë aktivitete, sesione shkencore për ngjarjet historike apo për personalitetet e futbollit shqiptar.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për futbollin shqiptar. 90 vjet më parë më 6 qershor të vitit 1930, Mbreti Zog firmosi Dekretin Mbretëror për krijimin e Federatës Sportive, nën kujdestarinë e Entit ‘Djelmënija Shqiptare’. Duhet ta kishim festuar ndryshe, por pandemia nuk na ka lejuar që të kishim një vit të tërë jubilar të 90-vjetorit të krijimit të FSHF-së”, shprehet ai.
Gjithashtu, Presidenti i FSHF-së ka deklaruar se gjatë këtij viti do të inaugurohen edhe dy muzeumet e futbollit, që do të jenë një atraksion i vërtetë për sportdashësit.
“Gjatë gjithë vitit do të vazhdojmë të rikujtojmë nëpërmjet shumë aktiviteteve, sesioneve shkencore për arritjet apo për personalitetet e futbollit shqiptar. Do të inaugurojmë dy muzeume, atë në ‘Shtëpinë e Futbollit’ dhe në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’, ku do të pasqyrojmë të gjithë aktivitetin e futbollit shqiptarë ndër vite. Jam i lumtur, që kur kthej kokën pas shoh zhvillimet e futbollit shqiptar që kanë një progres shumë të madh. Jam i lumtur për arritjet e futbollit shqiptar dhe të fubtollistëve shqiptarë ndër vite, e cila ka kulmuar me pjesëmarrjen e Shqipërisë në EURO 2016”, thekson Duka.
Por me gjithë sukseset, investimet, projektet e mëdha të bëra gjatë këtyre viteve në futbollin shqiptar, ai thotë se sfidat e të ardhmes janë akoma më të mëdha.
“Futbolli është loja më e bukur për shqiptarët dhe për t’ju përgjigjur dëshirës së shqiptarëve na dalin akoma më shumë punë, të realizojmë më shumë objektiva, të kemi një strategji të qartë për ta çuar këtë lojë atje ku e duan të gjithë sportdashësit shqiptarë”, deklaron Duka.
Shko mor qamilist.! Ku ka futboll sot ? Fakti që u bene dy stadiume në 30 vite, nuk është arritje, aq më tepër e jotja. Të jetë per ty katunar , futbolli do luhej në fushë me gurë. Ju a mblodhi UEFA, do tu përjashtojmë ju thanë. Nuk biem këtu skuadra të luajnë në fushë me qepë. O dallkauk ! Po si s’ke turp o idiot ! Kur kthen kokën prapa, shikon sa arritje ka patur futbolli thua. Këta sot nuk dine ti bien topit o plere. Sikur të ishte futbolli i sotëm aq tërheqës, do mbusheshin stadiumet. Mezi të mbushet stadiumi kur luan kombëtarja o batakçi. Dikur njerëzit rrinin edhe në këmbë për të parë një ndeshje. Ore s’ka njeri ta heqi këtë hajdut ? Po ju mendoni se njerëz të tillë do bëjnë progres në futboll ? Pale kur përmend Zogun. Zogu nuk bëri një stadium o qyp. Në Tiranë luhej te shallvaret , në qytetet e tjera, qytet zeza themi, luhej në fusha të improvizuara. Ti karagjoz më thua e firmosi Zogu. Një tjetër qamilist si puna jote. Ah, si puna e Sali kafshës që e rrënoi më keq akoma.