Reforma Zgjedhore, mesazhi i Lorik Canës: Listat e hapura dhe votimi i Diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitet politik

6 Qershor 2020, 15:53Sport TEMA

Debati për sistemin zgjedhor në Shqipëri ka përfshirë jo vetëm aktorët politikë në vend, por edhe njerëz të fushave të tjera. Njëri ndër ta është edhe ish-kapiteni ynë kuqezi, Lorik Cana.

Ai, përmes faqes së vet në rrjetet sociale, ka apeluar që të lejohet vota e Diasporës, duke shpërndarë edhe linkun përkatës, ku shqiptarët mund t’i bashkohen kësaj nisme përmes votimit për diçka të tillë:

“Të dashur miq, vëllezër dhe motra!

Në këto kohë të vështira, kur jemi duke u përballur me epideminë Covid-19, kur po kujdesemi për familjet dhe miqtë tanë, kemi një dritare të shkurtër mundësie për të formuar të ardhmen e Shqipërisë përmes fuqisë së votës së Diasporës.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të bëjë rekomandimet e tyre në Komisionin Parlamentar Shqiptar për Reformën Zgjedhore për votimin e Diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin 2021.

Ju lutemi nënshkruani këtë peticion, ndajeni me familjen dhe miqtë për ta nënshkruar, qarkullojeni me kontaktet, email dhe ndajeni në rrjetet sociale. Nga kjo varet stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë!

Reforma zgjedhore shumë e nevojshme për përfaqësimin e listave të hapura dhe votimi i Diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitet politik, mirëqenie ekonomike, do të reflektojë edhe vullnetin e vërtetë të popullit. Kosova tashmë e lejon, le ta bëjmë në Shqipëri!”, shkruan Cana.

7 komente në “Reforma Zgjedhore, mesazhi i Lorik Canës: Listat e hapura dhe votimi i Diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitet politik”

  1. Ti pa sbkolle meresh me politike says:

    ….dridhu tani ,majtas o djathtas per ndonje interes se sua .var njeri. Kur meren dhe gazataret me ry. koha ecen Avanti il prosimo..

  2. Ashtu eshte ,ta mbeshtes dhe une says:

    …kur futin hundet dhe disa tipa per interes personal dhe medja ju jep hapsire tregon sa poshte po bie shqiperia.

  3. Sulo says:

    Emigrantet jetojne diku tjeter keshtu qe nuk kane pse te percaktojne se kush do te qeverise Shqiperine.
    Keto jane perralla kot me shpresen se kush e ngre zerin me shume do mori votat e emigranteve……. ose Po mundoheni ti kurseni vetes leket e autobuzave e fluturimeve qe beni per te sjell robt me votu

  4. ..thuaj dhe ti nje fjale pa qeni qepen te haje says:

    ..pastaj nxirni cfare mendojne dhe te tjeret si Lila , bulku, hasani ,hyseni, ramadani ,osmani dhe shume “politikane te improvizuar” qe kane ngelur pa lek. O e mjera Shqiperi.

  5. Endri says:

    Hajde kandido per Kryeminister edhe sic bere kombetaren bej edhe Shqiperin.

    Rama – Basha – Sala – Meta jane hajdute dhe pizveng, mashtrues dhe pervers qe tallen me kete popull.

    Shqiperia ka nevoje per nje levizje te re.

  6. eraldo says:

    Pse nuk behen bashke keta qe duan lista te hapura dhe me listen e tyre te hapur te kerkojne votat e shqipetareve ne 2021 ? Dilni neper fshatra dhe qytete , prezantoini listen tuaj , programin tuaj; asgje dhe askush nuk ju pengon! Nqs mendoni qe ju jeni vertete demokrate dhe mirqenia e popullit ka mbetur te listat e hapura fitoni 84 deputete ne parlament, ndryshoni kushtetuten dhe ligjin zgjedhor dhe detyroni te gjitha partite te hapin listat! Me te bere kete ndryshim , ne vjeshten e 2021 rrezoni qeverine tuaj ne parlament dhe organizoni zgjedhje te reja me lista te hapura per te gjitha partite!!!Ka vende demokratike ne te cilat parti qe kane 25 % te votuesve kane vetem 5 deputete ne parament me 600 deputete dhe nuk thote kush qe zgjedhjet jane te paligjshme !!! Politikanet shqiptare i kane detyrim popullit te zbatojne kerkesat e Brukselit qe te shkojme sa me shpejt ne nje nivel te pranueshem te nje shteti ligjor dhe demokratik !

  7. Gjakovari says:

    Shqiptarët e diasporës janë shpirti i ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Pa ta s’do kishim mirëqenje andej e këndej kufirit. Zyrtarisht remitancat e kosovarëve të regjistruara nga B.Q.e Kosovës janë mbi 850 mil. € në vit. Ndërsa edhe po aq janë të pa regjistruara sepse arrijnë dhe shpenzohen përmes kesh. Kështu duhet të jetë edhe në Shqipëri. Kështu ata duhet të jenë bashkpjesmarrës në çdo sferë të jetës te ju dhe tek ne. Prandaj përshëndetni iniciativën e bashkqytetarit dhe bashkombasit, Legjendës Lorik Cana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje