Borussia Dortmundit i ka mjaftuar një gol në ndeshjen e javës së 30-të në Bundesliga për të regjistruar fitoren kundër Hertha Berlinit në Signal Iduna Park.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 58-të. Emre Can krijoi hapësirë në qendër të zonës dhe e dërgoi topin në fund të rrjetës, duke i dhënë një fitore mjaft të rëndësishme skuadrës së tij.
Me fitoren e regjistruar ditën e sotme, Borussia Dortmundi vazhdon të ndjekë Bayern Munichun me shtatë pikë mbrapa.
Shanset janë të paktë pasi deri në fund të kampionatit kanë mbetur katër ndeshje.
Mbajne shprese verdhacuket ti marin Bayernit kupen ??? Mos mor burre , mos , sben vaki , Ne Gjermani dihet nga te gjithe se kush eshte padroni dhe kush yzmeqari ………