VIDEO/ Stadiumi i Partizanit, punimet vijojnë me ritme të larta për të qenë gati në sezonin e ri

7 Qershor 2020, 11:23Sport TEMA

Punimet për stadiumin e ri të Partizani po vijojnë me ritme të larta, në mënyrë që të jetë gati për sezonin e ri.

Ndeshja e parë e kampionatit të ri pritet të zhvillohet pikërisht në impiantin modern që klubi i kuq po ndërton në Tiranë.

Stadiumi i ri i kampionëve të Shqipërisë do të ketë një kapacitet deri në 5 mijë vende.

Në të do të përfshihen të gjitha shërbimet e kërkuara nga UEFA për të licencuar stadiumin, ndërsa po respektohet me rigorozitet parametrat e duhur për hapësirat.

Me këto standarde, ky stadium i lejon të kuqtë që të luajnë edhe ndeshjet në Europë deri në fazën e grupeve. (TemA)

1 komente në “VIDEO/ Stadiumi i Partizanit, punimet vijojnë me ritme të larta për të qenë gati në sezonin e ri”

  1. olsi says:

    Ne fakt mungesa e ketij stadiumi po e con Partizanin ne katergorine e dyte. Dhe shumekush i versulet trainerit. Jo. Faji eshte ne radhe te pare i Gaz Demit qe e ka lene skuadren me lojtare te paafte qe nuk meritojne te rrijne as ne stol. Sa per stadiumin, Demi eshte biznesmen dhe ne radhe te pare do shikoje biznesin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje