Java e parë e fazës së katërt të Kategorisë Superiore ka dekretuar edhe zyrtarisht rënien e Flamurtarit në Kategorinë e Parë duke dhënë verdiktin e parë të këtij edicioni.
Klubi vlonjat që ka qëndruar gjithë sezonin në vendin e fundit në klasifikim, tashmë edhe matematikisht e ka të pamundur të arrijë qoftë edhe zonën play-out në javët e mbetura e kësisoj duhet të fillojë të mendojë për zbritjen më poshtë pas humbjes 1-0 ndaj Skënderbeut.
Të njëjtin fat mund ta ketë në javën e ardhshme edhe Luftëtari, të cilin vetëm matematika e mban në Superiore, duke mbyllur diskutimin sa i përket rënies direkte nga kategoria.
Sa i përket zonës play-out, aty tashmë në garë janë Vllaznia dhe Partizani me nga 38 pikë, ndërsa një më shumë ka Bylisi i cili i parakaloi me atë sukses në ekstrem ndaj Teutës.
Ndërkaq, vazhdon marshimi i tre skuadrave që mbajnë vendet e para në kalsifikim.
Tirana e Egbo kaloi pa asnjë lloj rezistence Luftëtarin, ndërsa Kukësi gjithashtu kaloi atë që cilësohej si pengesë e fortë por që rezultoi pjesërisht e tillë, Partizanin.
Skënderbeu ndërkohë konfirmon se e do me ngulm zonën e Europës në këtë edicion dhe është e vetmja skuadër që duket se mund të kërcënojë vendin e dytë të Kukësit.
Si është e mundur që nga kampion një vit më parë, sot Partizani është në pikën më të dobët, ply-out. Merkato e gabuar. Trainer i gabuar. Drejtues mediiker.
Si është puna e Olsi Ramës që e kërkonin për 2 miilion € por Kau nuk e jepte?
Edhe kete here Partizanin e falimentoj Ridvan Bode me Skenderbeun e Korçes se keshtu e kemi besuar teksa qahej vite me radhe Erjon Brace ne Bashkim Finon, dhe Shpetim Gjika qe futej ne fushen e lojes si minjte te rrihte gjyqtaret…
Si ka mundesi qe deshtuan keta Braçet, Finot, Bazet me Partizanin duke e çuar ne agoni pasi e bene nje vit kampion nga kryeministria dhe duke shpifur ndaj Skenderbeut ne UEFA per ti mare titujt ne tavoline pa luajtur e derdhur djerse? Po tani Ridvan Bode me korçaret ua ka fajin mo strtrateget e zinj te se keqes? Kruani bithen….
Kam qene tifoz i partizanit por per fat te keq kete dekaden e fundit u kthye nje nje ekip me trajnjere qe ne vend te luanin futboll luanin teorite e baltosjes se kundershtareve per te fituar kampionatet e tavoline e jo ne fushe. Tani nuk besoj se do akuzoje dot Ridvan Boden se i paska vjedhur titullin sic shpifen dhjete vjet neper UEFA se bode ka 7 vjet qe nuk i degjohet zeri dhe Erjon Brace eshte numri dy i qeverise dhe Mero me Fatjonet po ashtu jane ne gazetaen e tyre. Fino pret te jape shpirt.
Ike Partizan me plakun Mere …
Ike Partizan me plakun Mere. …