Zëvendëstrajneri i kombëtares Sergio Porrini flet për mbrojtësin e kombëtares dhe Hellas Veronës Marash Kumbullën.
Porrini është kundër transferimit të Kumbullës tek skuadra e Juventuesit, pasi sipas tij do të ketë shumë pak shanse për të luajtur.
Dy ekipet që ai i sugjeron lojtarit kuqezi janë Interi dhe Lazios, pasi aty do të kishte më tepër mundësi për të luajtur si titullar.
“Personalisht, unë do ta shihja atë më mirë te Interi apo dhe Lacio se ka më pak konkurrencë. Te Juventusi në opinionin tim rrezikon të luaj më pak, ashtu si ndodh me Ruganin. Edhe pse Marashi ka personalitetin dhe temperamentin për të lujtur me një skuadër të madhe”.
Çfarë të ka impresionuar më shumë te Kumbulla? “Është një djalë me prespektivë të madhe, shpresoj që të vazhdoj të bëj mirë te Verona. Nuk jam i surprizuar që shumë klube janë pas tij, edhe pse është 20-vjeçar ka provuar se është një mbrojtës i shkëlqyer.
Fakti që ka luajtur një sezon në nivel të lartë, nuk e vërteton se është për një klub të madh. Unë shpresoj që kaq shumë zëra rreth tij të mos e shpërqëndrojnë”, u shpreh Porrini.