Aventura shqiptare e një holandezi: Unë merrja rrogën e të tjerët jo, nuk dinim ku do stërviteshim

8 Qershor 2020, 17:07Sport TEMA

Cerezo Hilgen nuk do ta kujtojë me shumë nostalgji aventurën e tij shqiptare të një edicioni më parë, kur për pak sfida veshi fanellën e Luftëtarit.

Lojtaria holandez, tashmë pjesë e kampionatit të Zelandës së Re, i është ktheyr në një intervistë për mediat në vendlindje aventurës së tij në vendin tonë dhe sigurisht që nuk kishte fjalë edhe aq të mira për të.

Nga përplasja me trajnerin Marantas, te telashet e mëdha financiare të gjirokastritëve, ai ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur nëkëtë aventurë të veçantë dhe pse gjërat nuk funksionuan.

“Më bindi një holandez, ai ishte vëllai i një personi në klub dhe më tha se çdo gjë ishte e organizuar mir. Nuk kisha oferta të tjera, edhe pse isha në diskutime në Greqi që nujk u realizuan. Ndaj mua mu dha mundësia që të luaj në nivelin më të lartë në Shqipëri, te një klub që kishte luajtur së fundmi në Ligën e Europës- Kur po qëndroja atje dhe gjithçka po shkonte keq, ata njerëz më ndihmuan që të vazhdoja të merrja rrogën, nuk kishin asgjë në dorë, thjesht ishin njerëz të mire. Jam ende në kontakt me ta. Unë merrja rrogën, ndërsa të tjerët nuk e merrnin dhe kërkonin të mbyllnin kontrata e tyre me klubin.

Nuk mendoj se niveli ishte i lartë, nuk mund ta krahasosh kurrrsesi me Holandën, pak vende mund të krahasohen me Holandën, edhe pse jashtë punohet me të vërtetë shumë fort. Gjithçka bëhet me 100% apo 120 % në vend të të zakonshmes 80%. Kur shkonim në hotelet për ndeshjet në transfertë gjërat ishin në rregull, përndryshe… Nuk m’u duk aspak profesionist, në një pikë mendova “çfarë po bëj unë këtu?”.

Edhe kur luaja e kisha këtë mendim. Jo gjithmonë e denim më përpara se ku do të shkonim të stërviteshim. Shoferi i autobusit nuk pguhej që të na çonte në stërvitje, disa lojtarë nuk kishin as materialet e klubit për stërvitje. Rrogat shpesh nuk paguheshin në kohë, disa shokë të skuadrës pritnin të paguheshin prej 2-3 muajsh. Ndodh në shumë vende, por duhet të respektoni faktin që ata djem duhet të mbështetin familejt e tyre.

Nuk pengohem për zgjehdjen, pasi unë e bëra atë. Nuk shkoi mirë, por duhet kaluar gjithçka, Shumë futbollistë thonë që nuk është faji i tyre, por unë jam i sigurt se nuk ishte i mi. Unë përjetova gjëra shumë të shëmtuara atje. Në fund, kisha të drejtë, pasi me shkarkimin e trajnerit me telefonuan dhe më kërkuan të kthehesha. Unë nuk e bëra një gjë të tillë, por kjo më mundësoi që ta mbyllja këtë kapitull”, tregoi Hilgen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje