VIDEO/ Stadiumi i Kukësit gati për në shtator, punimet vijojnë me ritme të larta

9 Qershor 2020, 15:08Sport TEMA

Pas Partizanit, edhe skuadra e Kukësit pritet që sezonin e ri ndeshjet t’i luajë në stadiumin e saj.

Punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” vijojnë me ritme të lartë për ta përfunduar në afatin e vendosur, i cili është një investim i qeverisë, FSHF-së dhe bashkisë së Kukësit.

Ndërtimi i këtij impianti kap shifrat e 5 milion euro dhe i përmbush të gjitha standartet e kërkura nga UEFA.

Kapaciteti i stadiumit të ri të verilindorëve pritet që të jetë rreth 8 mijë vende, ndërsa do të presë dhe ndeshjet ndërkombëtare. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje