Futbollistit të Milanit i vënë pistoletën në kokë dhe e grabisin në mes të Milanos

10 Qershor 2020, 10:38Sport TEMA

Samu Castillejo, futbollisti spanjoll i Milanit, ka rënë pre e një grabitjeje të armatosur në Milano, por fatmirësisht pa pasoja të rëndë për të.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti i Milanit, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan “Sportmediaset”.

“A jemi në Milano këtu? Dy të rinj më grabitën duke më vendosur një pistoletë në fytyrë”, ka shkruar Castillejo menjëherë sapo ka raportuar ngjarjen në polici.

Për fat të mirë, spanjolli nuk është lënduar në këtë ngjarje, ndërsa policia po punon për të identifikuar autorët.

1 komente në “Futbollistit të Milanit i vënë pistoletën në kokë dhe e grabisin në mes të Milanos”

  1. Laku says:

    JE NE AFRO-ARABI OR MIK,AKOMA NUK E KE MARE VESH.VETEM SALVINI E SHPETON ITALINE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje