Shefi i policisë së Nju Jorkut shpërthen kundër të gjithëve

10 Qershor 2020, 20:54Bota TEMA

Mike O’Meara, shef i Sindikatës së Policisë së Nju Jorkut, kritikoi ashpër trajtimin që po i bëhet policisë gjatë protestave për vdekjen e George Floyd.

“Boll na trajtuat si kafshë dhe kriminelë. Tregoni pak respekt për ne. Jemi lënë jashtë çdo diskutimi, kemi dalë të këqijtë e historisë dhe kjo është diçka shumë e shpifur. Po mundoheni që neve të na vijë turp nga profesioni ynë”, tha O’Meara.

Ai shtoi se askush nuk po flet për policët që janë vrarë në SHBA vetëm javën e kaluar.

“Ka pasur shumë vdekje të policëve. Ne nuk po justifikojmë atë që ndodhi në Mineapolis, ajo që bëri ai polic të bën për të vjellë, por nuk është mënyra se si sillen të gjithë policët.

Ligjvënësit na kanë braktisur, media na nxjerr si të këqinj, por unë jam krenar që jam polic dhe do të jem krenar derisa të dal në pension. Kaq kisha për të thënë”, deklaroi O’Meara.

2 komente në “Shefi i policisë së Nju Jorkut shpërthen kundër të gjithëve”

  1. ShkoDrani says:

    Shefi i sindikates nuk ka asgje ne dore. Ai perfaqeson policet ne marreveshjet me Policine.

  2. Ramo Mezini says:

    DISA POLICA NUK E DIN SE ATA JANE PJELL E POPULLIT DHE PJES E POPULLIT. ATA DUHET TA RESPEKTOJNE POPULLIN TAMAM ASHTU SI DESHIROJNE TE RESPEKTOHEN ATA ME VON KUR TE JEN PA UNIFORME. VIHET RE HAPET PASIONI I POLICAVE PER TE ARRESTUAR OSE DHUNUAR QYTETARET EDHE ME RASTE GABIMESH QE NUK KANE ASGJE KRIMINALE SI RASTI KUR NGET MAKINEN ME PATENT QE KA SKADUAR AFATI. PERSONI QE KA HARRUAR TE NDERROJ PATENTEN MUND TE DENOHET ME NJE GJOBITJE ME NJE SASI PARAJE POR KURR NUK DUHET ARRESTUAR. KESHILLTARIN E KLLINTONIT, GEORGE STEFANOPULLOS 25 VJET ME PARE E ARRESTUAN ME DUAR MBRAPA SE KISH HARRUAR TE NDERRON PATENTEN. KURRE NJERIU ME DINJITET NUK CENON DINJITETIN E TE TJEREVE. NDOFTA DUHEN NDRYSHIME NE LIGJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje